Ballina Politikë Berisha-Ramës: Gjej një tjetër vrimë miu ku të futesh si ajo e...

Berisha-Ramës: Gjej një tjetër vrimë miu ku të futesh si ajo e 27 Janarit

Ish kryeministri Sali Berisha, duke folur gjate nje seance parlamentare, ku eshte debatuar ne lidhje me mbarvajtjen e zgjedhjeve lokale te 21 qershorit. /r/n/r/nFormer Prime Minister Sali Berisha, speaks during a parliamentary session.

Ish-Kryeministri Berisha ka paralajmëruar Ramën që të gjejë një tjetër vrimë miu ku të futet si ajo e 27 Janarit. “Ku u fute me 27 Janar?” e pyeti Berisha. Rama në fjalën e tij ju referua Dashit që pin raki dhe del kundër Turqisë në media. Kjo ka sjellë reagimin e Berishës. “Me mirë gota e Dashit se vizat e kokainës të tuat” iu është përgjigjur Berisha, Ramës. Berisha i ka kujtuar ramës si i ka dorëzuar bandës së Xibrakës vëllanë e tij për shpërnadrjen e kokainës.

Ish-kryeministri, Sali Berisha, nuk ka kursyer as në këtë seancë plenare batutat në distancë me Ramën.

Ndërsa Berisha po fliste në foltore duke shprehur se nuk binte dakord me Presidentin turk që thotë Kosova nuk u bë shtet, duket se Rama i flet nga pas.

Kaq mjaftoi që Berisha t’i sugjeronte që të shkojë të bëhet “synet” në Turqi.

Berisha: Do të them një gjë, shpreh vlerësimin e madh për Turqinë dhe presidentin e saj por nuk pajtohem kurrë me presidentin e saj kur thotë se Kosova nuk u bë shtet. Njeriu që…. Ore shko bëhu synet ti atje, unë jam Sali Berisha. Je gabim ti, shko bëhu synet atje.Unë i kam publike qëndrimet e mia, nuk mund  të pajtohem kurrë me deklaratën e tij. Kur i erdhi çështja kurde tani duhej lëshuar Kosova.

Në replikë, kryeministri Rama pati një sugjerim për paraardhësin e tij:

Rama: Lëri bijtë të luftojnë tani se boll luftove se u lodhe dhe ke halle përpara. Ne nuk të ndihmojmë dot.

Exit mobile version