Tripleta e Di Maria-s kalon PSG në gjysmëfinale

Paris Saint-Germain nuk e ka pasur shumë të vështirë ndeshjen e 1/8-ave ndaj Sochaux në “Stade Auguste Bonal” teksa ka mundur vendasit me rezultatin 4-1. Me këtë fitore të besuarit e Unai Emery kanë kaluar në fazën çerekfinale të kompeticionit.
Një kompeticion ku kryeqytetasit janë favoritët për të ngritur trofeun në fund të sezonit dhe këtë e vërtetuan edhe mbrëmjen e djeshme. Vizitorët gjetën golin e avantazhit që në minutën e parë të lojës me anë të Angel di Maria. Sochaux u mundua të reagonte dhe barazon përkohësisht rezultatin me golin e Martin.
Por barazimi zgjati shumë pak pasi Edinson Cavani rivendosi avantazhin në minutën e 28’. Pas pushimit është sërish Di Maria që shënon dy gola të tjerë duke kompletuar tripletën e tij dhe golin e katërt të ekipit që vulosi kalimin në fazën tjetër. Di Maria është duke kaluar një formë fantastike pasi e filloi jo mirë sezonin.