Rooney: “Sanchez i mungonte Man United”

Është sigurisht një nga transaksionet më të bujshme të merkatos së janarit, të porsambyllur. Manchester United dhe Arsenal kanë përshëndetur respektivisht dy futbollistë që u akomoduan në skuadrat e kundërta. Alexis Sanchez dhe Henrikh Mkhitaryan. Ish-sulmuesi i “Djajve të Kuq” Wayne Rooney, prezent në zyrat e “Sky Sports”, ka komentuar dy transferimet e bujshme të United dhe “Topçinjve”.
“Mendoj se Sanchez është futbollisti perfekt për Manchester United. Është agresiv, jep gjithçka dhe ka dëshirë. Është një fitues, duket. Sipas meje, është ajo që i mungonte ‘Djajve të Kuq’. Mkhitaryan? Është një futbollist shumë i talentuar, e kam konstatuar në stërvitjet e vitit të kaluar. Nuk pati mundësinë që të shprehë talentin e tij te Manchester United, por te Arsenal ka futbollistë, të cilët e qarkullojnë shumë topin, do të ketë shumë sukses”, deklaroi Rooney.