Revoltohet Spaleti

Në përfundim të ndeshjes së ekipit të të rinjve të Inter kundër Spartak Moscow, e vlefshme për Youth Leagu, trajneri zikaltër Luçiano Spaleti foli për mediat edhe në lidhje me disa fraza të publikuara nga një gjigant mediatik italian dhe të atribuara teknikut të Inter. “Kur më ndalojnë tifozët, unë flas me ata. Pas ndeshjes Inter-Roma gjeta tifozë të Romës jashtë stadiumit dhe kam bërë foto. Gjeta të tjerë në restorant dhe madje disa të tjerë poshtë shtëpisë. Me ata në restorant bëra foto dhe folëm pak. Mua nuk më duket të kem thënë ndonjë gjë në veçanti. Duhet vlerësuar pesha e fjalëve”, u shpreh Spaleti.
“Për atë që kam lexuar, argumentet më duken të njëjtët me ato që trajtoj në konferencat për shtyp. Nëse ekziston vullneti për të më sulmuar nga ana e ‘Corriere della Sera’, atëherë duhet ta di. Por nëse vendosen thonjëzat mbi gjëra të aluduara të thëna nga unë jashtë restorantit, kjo vlen gjithçka. Në miqësi nuk i kushtohet vëmendje termave. Nëse duhet t’ju them atë që kam thënë në ato momente, sinqerisht nuk e mbaj mend. Më duket një gjë diçka e çuditshme e bërë nga ‘Corriere della Sera’ që është një gazetë nga Milano dhe ka shumë profesionistë që vijnë në konferencat për shtyp”, vijoi tekniku zikaltër, Luçiano Spaleti.
“Mbetem i çuditur. Kuptoj se ka një synim për të dëmtuar dhe bërë keq. Mua dhe Inter-it. Nëse më thuhet se duhet të gjejmë një zgjidhje faktit që nuk fitojmë, atëherë dakord. Ndonjëherë mbase ekziston frika se mund të ndodhë ajo që ka ndodhur në vitet e kaluara dhe të mos jetë karakteri për të përballuar atë që na ndodh. Do të më pëlqente të ridëgjoja atë bashkëbisedim. Më duket se është vullneti për të goditur dhe sulmuar Spaletin dhe Inter. Dëshira për të bërë keq”, përfundoi trajneri i Inter.
Martinez befason Interin. “Është një nga klubet më të mëdha në Itali. Gjithmonë në garë për objektiva të rëndësishëm dhe një klub për Champions. Milito (sekretari teknik i Racing) më ka folur për eksperiencat e tij: në Milano ka fituar gjithçka, konsiderohet një idhull atje. Më ka shpjeguar se çfarë është Inter”.
Kështu ka folur Lautaro Javier Martinez, sulmuesi i talentuar argjentinas, i cili thuhet e ka arritur një marrëveshje me klubin zikaltër. Në një intervistë të dhënë për “Ole”, ai ka thënë se: “Por Inter nuk është e vetmja skuadër që më kërkon. Gjithsesi, me këtë çështje duhet të merret menaxheri im”, ka theksuar sulmuesi i Racning Club de Avellaneda dhe i kombëtares Under-20 të Argjentinës.
20-vjeçari i është përgjigjur një pyetjeje në lidhje me praninë në stadium të trajnerit të Argjentinës, Jorge Sampaoli, gjatë fitores 4-0 të arritur nga Racning kundër Huracan, në të cilën ai ka realizuar 3 gola. “Të them të drejtën, më vjen shumë mirë. Duhet të vazhdoj kështu në mënyrë që të vazhdohet të flitet për mua. Deri para pak kohësh askush nuk më njihte, tani ka ndryshuar gjithçka”.
“Do të qëndroj këtu deri në fund të kampionatit dhe do të jap maksimumin për Racning, më pas ata që do të më duan, do të duhet të flasin me presidentin Blanco, menaxherin tim dhe me mua. Por në fund do të vendos unë”, ka përfunduar Martinez.