Legjenda pranë rikthimit në Premier League

Sipas raportimeve, West Ham është pranë nënshkrimit të anësorit francez, Patrice Evra, pasi ky i fundit u evidentua në fushën stërvitore të klubit. Ish-heroi i Manchester United është aktualisht nën dënimin e UEFA, për shkak të një sulmi karateje ndaj një tifozi. Por, 36-vjeçari Evra mund të luajë në Premier League. Ish-mbrojtësi i majtë i Francës, që u largua nga Marseille me marrëveshje të dyanshme, është pezulluar nga UEFA deri në qershor, për shkak se goditi me shkelm një tifoz të ekipit të tij që po ofendonte futbollistët e Marseille.
Ai gjithashtu u gjobit me shumën £8,829 për atë incident skandaloz, që ndodhi përpara një ndeshjeje të vlefshme për Europa League, kundër Vitoria Guimaraes më datë 2 nëntor. Evra ka luajtur nën drejtimin e trajnerit aktual të “Hammers”, David Moyes në kohën kur ai dhe skocezi aderonin te Manchester United. Presidenti i Marseille Jacques-Henri Eyraud shprehu keqardhjen e tij për largimin e Evra. Por duket se bordi drejtues i West Ham është i gatshëm të harrojë për incidentin dhe t’i japë francezit një shans të ri në Premier League, të paktën sipas raportimeve të gazetarit Paul Joyce.