Lazio “blindon” Luis Alberton

Lazio ka filluar të blindojë “yjet” e zbuluara në këtë sezon. Luis Alberto ka firmosur kontratën e re deri në vitin 2022, duke e zgjatur edhe një vit më shumë marrëveshjen aktuale. Mesfushori spanjoll i lindur në vitin 1992 ka pasur edhe një rritje të konsiderueshme të pagës dhe tani do të marrë dy milionë euro në sezon.
I rritur në Akademinë e Barcelonës, Alberto kishte rënë në sytë e disa skuadrave të mëdha europiane pas paraqitjeve me Lazio, ku në total ka shënuar 8 gola në 30 ndeshje. Kjo ka qenë arsyeja që drejtori teknik Igli Tare ka nxituar ta “blindojë” deri në qershor 2022. Së fundmi, Alberto është grumbulluar edhe nga kombëtarja spanjolle.