Hala: E prisja këtë rezultat, politika ndikoi tek anëtarët

Raundi i parë nxori jashtë loje Shpëtim Halën, pasi ish-gjyqtari nuk mori asnjë votë. “E thashë që në fjalën time, se unë jam fituesi moral i kësaj gare. Them se delegatët kanë qenë në presion të politikës. Unë nuk e paraqita platformën, pasi e pashë se si po zhvillohej gara. E bëj publike që tani që nëse do të më vijë një ftesë nga secili kandidat do të pranoj, duke dhënë kushtet mia”, tha Hala.