Courtois “ngrin” Chelsin

Portieri i Chelsit, Thibaut Courtois, ka zbuluar se do të ishte shumë i interesuar për një transferim te Real Madrid, pavarësisht se gjatë këtij muaji do të bisedojë me drejtuesit londinezë në lidhje me një marrëveshje të re në “Stamford Bridge”. “Blutë” kanë kërkuar rinovimin e 25-vjeçarit pikërisht për të shmangur interesimin e kampionëve të Europës në fuqi. Chelsi ofron 250 mijë euro në javë për belgun, që do ta bënte atë portierin më të paguar të planetit, duke kaluar David de Gea të Manchester United.
Courtois ka jetuar në Madrid kur ishte portieri i Atletico Madrid nga viti 2011 deri në vitin 2014 dhe atje jetojnë ish-e dashura e tij dhe dy fëmijët e çiftit. “Nëse Real Madrid është i interesuar për mua, atëherë situata ime personale mund të ndikojë në zgjedhjen që do të bëj. Nuk e kam fjalën për futbollin, por për jetën time personale. Për momentin jam i përqendruar maksimalisht te Chelsea dhe së shpejti do të flasim për rinovimin, por e pranoj që zemra ime është në Madrid. Sa herë flas me vajzën ajo më kërkon të jem pranë saj dhe situata nuk është aspak e lehtë për mua”.
Portieri i Chelsit i ka dalë në mbrojtje trajnerit Konte. Antonio Konte shpresonte në një deklaratë publike, besimi, në adresë të tij nga ana e klubit të Chelseas, që nuk mbërriti. Por, si për ta kompensuar ka menduar portieri i “Bluve të Londrës”, Thibaut Courtois, për të shuar zjarrin që tashmë ka rrethuar trajnerin italian në pankinën e skuadrës nga “Stamford Bridge”. “Besojmë te trajneri dhe te grupi ynë”, deklaroi belgu një ditë pas disfatës tronditëse ndaj Watford, si për të shuar edhe fjalët që flasin për një shkarkim potencial të trajnerit Antonio Konte. “Kemi probleme të dukshme, por do të rigjejmë formën e fillimit të sezonit”, vijoi Courtois.