Borxhi publik arrin në 1 miliard euro

Ndërtimi i dy autostradave dhe nënshkrimi i kontratës për termocentralin “Kosova e Re” rrezikon ta çojë nivelin e borxhit publik në Kosovë deri në limitet e përcaktuara nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN).
Së paku kjo pritet të ndodhë nëse shikohet trendi i shpejtë i rritjes së borxhit publik në vend. Sipas raportit të fundit të Ministrisë së Financave, për katër vjet, në mes periudhës 2013-2017, borxhi publik është dyfishuar, shkruan gazeta “Zëri”.
Kështu përderisa në vitin 2013 borxhi publik ishte 476.2 milionë euro, në fund të vitit 2017 ka arritur afër 1 miliard euro.
Kjo bëri që pjesëmarrja e totalit të borxhit në Bruto Produktin Vendor (BPV) në fund të vitit 2017 të jetë 16,63 për qind prej 8,94 për qind sa ka qenë para katër vjetësh.