4 shokët e ekipit që Isco urren te Real Madrid

Mesfushori i Real Madrid Isco urren katër prej shokëve të ekipit te Real Madrid, sipas spanjolles “Diario Gol”. Spanjolli raportohet se është i zemëruar me favorizimin që i bëhen disa lojtarëve nga trajneri Zinedine Zidane. Lojtarët që thuhet të favorizohen janë Cristiano Ronaldo, Gareth Bale dhe Karim Benzema.
Isco besohet të jetë mërzitur jashtë mase gjatë muajve të fundit për shkak të rikthimit të përsëritur në stolin e rezervave në favor të BBC, që po kalon një formë të dobët këtë sezon. Por kjo nuk është arsyeja e vetme pse Isco ka filluar të mos pëlqejë kolegët e sulmit.
Ish-lojtari i Malaga-s thuhet të jetë bezdisur nga mënyra e jetesës së Ronaldo-s, përdorimi i avionit privat dhe blerja e makinave luksoze. Ndërkohë Bale ka irrituar Isco-n me dashurinë e tij për golfin. Ai beson se uellsiani shpenzon më shumë kohë sesa duhet për të perfeksionuar hobin e tij, në vend që të punojë në fushën e lojës.
Dhe, sipas “Diario Gol”, ai nuk e pëlqen Benzema për shkak të sjelljes së tij si një “playboy” jashtë fushës. Lojtari i katërt nga i cili Isco është distancuar është Raphael Varane, i cili ka një obsesion të ri të shohë ndeshjet e NBA drejtpërdrejtë dhe si rezultat qëndron gjatë gjithë natës zgjuar.