Ballina Sport Watzke: Aubameyang na ka dëmtuar

Watzke: Aubameyang na ka dëmtuar

Shefi ekzekutiv i Borussias së Dortmundit, Hans Joachim Watzke në një intervistë për mediat gjermane ka folur për transferimin e Pierre Emerick Aubameyang te Arsenali gjatë merkatos së janarit. “Më vjen keq për të gjitha ato që kanë ndodhur gjatë muajit të fundit, dje kam biseduar me të gjithë grupin e futbollistëve dhe ua kam bërë të qartë se nëse do të ketë ndonjë tjetër që do të synojë të bëjë diçka të ngjashme do të dështojë në mënyrë të mjerueshme. Me pak fjalë nëse do të ketë ndonjë futbollist që do të kërkojë largimin pa konsensusin e klubit jo vetëm që nuk do të largohet por do të qëndrojë në tribunë për të gjithë pjesën e mbetur të sezonit”, deklaroi Watzke. Për largimin e Aubameyang shefi ekzekutiv shtoi: “E lejuam të largohej, sepse vumë re që në pjesën e dytë të sezonit nuk do të jepte më të mirën e tij në fushë dhe kështu do të na dëmtonte shumë”.

Exit mobile version