Valverde “kërcënon” Guardiolën

Ernesto Valverde po “spërkat” disa rekorde këtë sezon. Barça synon shumë lart, do ta përfundojë sezonin me numra që hyjnë në histori. Sfida tjetër, për të barazuar dhe tejkaluar numrin e ndeshjeve të pakonkuruara të azulgranave. Deri tani, Guardiola është trajner me më shumë ndeshje, pa e njohur humbjen, me 31 të tilla, ndërsa “Txingurri” është vetëm dy ndeshje larg kësaj statistike. Në sezonin 2010-2011, Barça nuk e njihte humbjen që nga java e 3-të në të 33-ën. Në këto 31 ndeshje, katalanasit regjistruan vetëm 4 barazime: ndaj Mallorca, Sporting, Sevilla dhe Real Madrid.
Ishte Real Sociedad, ai që i dha fund pathyeshmërisë së ekipit të Guardiolës. Tani të dhënat janë disi të ndryshme. Azulgranat nuk humbën në shtatë sfidat e fundit të vitit të kaluar dhe as në 22 ndeshjet e këtij viti. Në total, 29 ndeshje. Vetëm Getafe, të dielën, në orën 16:15, dhe Eibar, të shtunën e javës së ardhshme, e ndajnë klubin katalanas nga barazimi i këtij rekordi. Kjo është sfida e re e trajnerit Valverde, i cili të dielën e kaluar, në “RCDE Stadium” mposhti startimin më të mirë të Barcelonës në La Liga, me 22 ndeshje pa humbje, duke hequr kështu nderin e Pep Guardiolës, i cili kishte 21 ndeshje startuese në kampionatin spanjoll pa u mundur. Prandaj, goli i Pique e lejoi Barçën të arrinte më shumë se një pikë.