UEFA nuk e fal, Reali luan pa Carvajal ndaj PSG

Siç pritej, Dani Carvajal nuk do të jetë më 14 shkurt, në “Santiago Bernabeu”, në ndeshjen kundër PSG-së, e vlefshme për 16-shen e fundit të Ligës së Kampionëve. UEFA ka konfirmuar sanksionet, duke mos pranuar pretendimet e Real Madridit, pasi Carvajal e detyroi të verdhën në ndeshjen kundër APOEL, në fazën e grupeve. Carvajal tashmë e ka përmbushur një nga dy ndeshjet pezullim, kundër Borussia Dortmund, në sfidën e fundit të fazës së grupeve.
UEFA e kishte cilësuar si karton të verdhë të marrë me dashje atë ndaj APOEL, për të plotësuar numrin e kartonëve dhe munguar në ndeshjen e fundit, ndaj Borussia Dortmund, që nuk kishte asnjë vlerë. Për këtë arsye, lojtari u dënua me dy ndeshje pezullim, të dytën për mashtrim sportiv dhe që përkon me ndeshjen e parë ndaj PSG-së. Reali e apeloi këtë vendim, por UEFA e ka rrëzuar dje kërkesën, duke argumentuar se pamjet filmike tregonin qartë që Carvajal kishte vepruar në mënyrë të parregullt.