Manchester City, mbret në Europë

Manchester City players celebrate the with goal scored by Fabian Delph of Manchester City during the premier league match at the Etihad Stadium, Manchester. Picture date 22nd September 2017. Picture credit should read: Simon Bellis/Sportimage via PA Images.

Ligat kryesore europiane po i afrohen fazës më të nxehtë të sezonit aty ku do të përcaktohet shumë në lidhje me luftën për trofe. Në disa nga kampionatet kryesore, si ai spanjoll, anglez, gjerman apo edhe francez, duket se çështja e titullit është thjesht një formalitet. Barcelona, Manchester City, PSG dhe Bayerni i Mynihut, kanë distancë të konsiderueshme me ndjekësit, por cila skuadër ka mesataren më të lartë të pikëve në 5 ligat më të rëndësishme në kontinentin e vjetër?
Bayerni ndodhet i pozicionuar në vendin e 6-të. Bavarezët kanë grumbulluar 53 pikë në 21 takime të luajtura dhe regjistrojnë një mesatare prej 2.52 pikësh për ndeshje. Një vend më lart pozicionohet skuadra kampione e Italisë, Juventusi. Bardhezinjtë, të cilët aktualisht ndodhen pas Napolit në renditje, kanë mbledhur 59 pikë në 23 sfida të zhvilluara. Mesatarja e pikëve është 2.57 për ndeshje.
PSG po dominon Ligën franceze, megjithatë parizienët kanë vetëm mesataren e 4-t me të mirë në Europë me 2.58 pikë. Napoli po kërkon me “shpirt ndër dhëmbë” triumfin e dytë në histori në Serinë A. Ekipi i Elseid Hysajt ka zhvilluar deri më tani një sezon fantastik në Itali dhe kryeson me meritë renditjen. Në 23 takime të kaltrit kanë akumuluar 60 pikë, për një mesatare prej 2.61 pikësh për ndeshje. Në pozicionin numër 2 gjejmë Barcelonën. “Blugranat” thuajse e kanë siguruar titullin në “La Liga”. Mesatarja optimale prej 2.63 pikësh është një dëshmi e qartë e dominimit të katalanëve.
Natyrisht në majën e kësaj renditjeje do të qëndronte Manchester City i Pep Guardiolës. NJë skuadër vërtet e frikshme në këtë edicion të Premier Leagues. 22 fitore në 26 ndeshje, 69 pikë në renditje dhe një mesatare për t’u vendosur në kornizë: 2.65 pikës për ndeshje. Duke parë shifrat e “Sky Blues” duket vërtet shumë e vështirë që titulli të mos shkojë në “Etihad Stadium”.