Kullë e re e vëllezërve Rama në Fier, kosto 43 milionë për rehabilitimin e Gjanicës

Ish-Kryeministri Berisha ka bërë një tjetër denoncim për prishjet pranë lumit Gjanicë në Fier. Sipas qytetarit dixhital, arsyet e shkatërrimeve lidhen me një tjetër kullë që do të ndërtojnë Rama dhe vëllai i tij Olsi përmes klientelës së tyre.
“Mirëmbrëma Doktor, uroj të jeni mirë. Për prishjet në Fier luhen interesa ekonomike në këtë mes. Investimi për rehabilitimin e lumit, kap vlerën e 43 milionë euro. Korrupsioni, përfitimet, aferat… do jenë të papara. Prapa lumit do ndërtohet një kullë e lartë nga klientë të Ramës dhe miq të Olsit. Ndaj e duan të pastër pamjen para. Vet Armando Subashi, kryetari i Bashkisë Fier, do ketë edhe aksione tek ajo kullë. E kuptoni besoj, që mafia dhe bandat kriminale kanë kapur fort drejtuesit, të cilët i përdorin si kukulla për të realizuar investimet që duan. Armando Subashi mban për bodyguard persona të inkriminuar, gjë qëështë lehtësisht e verifikueshme, sepse lëviz me ata në makinë. Ka edhe frikë natyrisht, sepse gjakun dhe djersën e tjetrit, smund ta shkel’ësh aq kollaj me rruspa e fadroma”, thuhet në denoncimin e publikuar nga ish-Kryeministri.