Ja si bashkëpunuan FBI, Departamenti i Drejtësisë dhe gazetarët në dosjen kundër Donald Trump

FBI u mbështet fort në dosjen e dyshimtë Steele, ashtu si edhe në një artikull të Yahoo! News të bazuar mbi dokumentin sensacional, për të siguruar një leje survejimi ndaj një këshilltari fushate të Trump përpara zgjedhjeve të 2016, thuhet në një memo të miratuar për qarkullim nga të premten nga Shtëpia e Bardhë. Dokumenti, që u hartua nga deputetë republikanë, thotë gjithashtu se Andrew Mc Cabe, zëvendësdrejtori i FBI-së, i tha Kongresit se një leje FISA kundër këshilltarit të fushatës Carter Page nuk do të ishte dhë në pa përdorimin e dosjes. Kjo pavarësisht se FBI-ja të zbulonte më pas se shumë pak nga dokumenti i financuar prej demokratëve provohej nga faktet. Dhe, në një tjetër zbulim të mahnitshëm, memoja deklaron se zyrtari i Departamentit të Drejtësisë, Bruce Ohr u përdor për ta kaluar informacionin nga autori i dosjes, Christopher Steele, në Departamentin e Drejtësisë.
Nellie Ohr, bashkëshortja e Bruce Ohr, në atë kohë punonte për Fusion GPS, kompaninë kërkimore që porositidosjen. Bruce Ohr, i cili punonte ngushtë me zëvendësprokurorët e Përgjithshëm, Sally Yates dhe Rod Rosenstein, iakaloi investigimin e Trump të bërë nga e shoqja FBI-së, thuhet në memo. Gjithashtu, në të thuhet se Christopher Steele, ish-spiuni britanik që shkroi dosjen, i tha Ohr gjatë një takimi përpara zgjedhjeve se ai e donte me patjetër që ta ndalonte Donald Trump nga zgjedhja si President. “Shumë njerëzve duhet t’u vijë turp nga vetja”, tha të premten President Trump, pak pasi memoja e Komitetit të Inteligjencës së Dhomës u bë publike.
Është raportuar gjerësisht se, dosja u përdor nga zyrtarë qeveritarë për të justifikuar një leje survejimi kundër Carter Page, një konsulenti energjie 46-vjeçar që ju bashkua fushatës së Trump në marsin e 2016. Por memoja zbulon se aplikimi për lejen në fjalë i bërë nga FISA citonte “gjerësisht” një artikull të 23 shtatorit 2016, që praktikisht ishtedhënë nga Fusion GPS. Kjo është e rëndësishme për shkak se artikulli, i shkruar nga gazetari veteran Michael Isikoff, është në vetvete i bazuar mbi një dosje të paverifikuar. Isikoff ishte midis një grupi të ngushtë gazetarësh që në shtatorin e 2016 u raportua lidhur me dosjen nga Steele dhe Glenn Simpson, themeluesi i Fusion GPS. Një investigues privat që njeh Steele dhe Isikoff i ka thënë “The Daily Caller” vitin e kaluar se këta të dy janë miq të ngushtë, duke qenë në rrethin e gazetarëve të Washington D.C. për dekada të me radhë. Në vend të kësaj, artikulli u konsiderua si një dëshmi provuese për dosjen. Memoja thotë se aplikimi FISA “në mënyrë jo korrekte vlerësonte” se artikulli i Isikoff bazohej mbi një informacion të veçantë nga dosja. “Kjo është vërtet çmenduri”, u shpreh Page për “The Daily Caller” të premten rreth lidhjes së artikullit të Isikoff me aplikimin FISA.
Page, i cili po e padit Yahoo! lidhur me artikullin, tha se “po shikon në azhurnimin e aksionit tim ligjor” për të përfshirë edhe akuzat e nxjerra në memo. Leja FISA kundër Page u dha nga gjykatës në Foreign Intelligence Surveillance Court (FISC) më 21 tetor 2016, pak pasi Page la fushatën e Trump. Me qëllim që të siguronin lejen, zyrtarë të FBI-së dhe të Departamentit të Drejtësisë duhej që ta bindnin gjykatësin se kishin shkaqe të arsyeshme për të besuar se Page po vepronte si agjent i Rusisë. Leja FISA ndaj Page me sa duket përfshinte informacion shtesë përtej dosjes dhe artikullit të Isikoff. Page kishte qenë në radarin e FBI-së qysh nga 2013, kur u afrua nga anëtarë të një rrethi spiunësh rusë për rekrutim. Ai pretendon se nuk u rekrutua dhe se bashkëpunoi me FBI-në në këtë rast.
Artikujt janë përdorur nga njëherë në aplikimet për leje FISA. Kohët e fundit “New York Times” nënvizonte se artikujt mund të citohen për ta bindur një gjykatës se një objekt survejimi mund të fillojë t’i fshehë aktivitetet e tij përpara se të bëhet fokus mbulimi mediatik.
Ndërsa Steele dhe Simpson takoheshin me gazetarë të “The New York Times”, “The Washington Post” dhe “The New Yorker”, Isikoff qe gazetari i vetëm që u raportua fillimisht lidhur me dosjen për të botuar një artikull të bazuar mbi të. Memoja thotë se Perkins Coie, kompania ligjore e fushatës së Hillary Clinton që huazoi Fusion GPS, organizoi një takim me Simpson, Steele dhe gazetarë. Kjo do të dukej në konflikt me raportimin rreth Marc Elias, avokatit të Perkins Coie që shërbente si general counsel për fushatën e Clinton dhe Komitetin Kombëtar Demokrat.
Nëpërmjet Elias që lidhi marrëveshjen me Fusion GPS, CNN-i raportoi në tetor se një burim familjar me projektin tha se ai nuk ishte i përfshirë në organizimin e medias në emër të Fusion GPS. Elias nuk ju përgjigj një kërkese për koment lidhur me këtë mospërputhje potenciale. Raporti i Isikoff nuk e identifikonte Steele apo referohej dosjes së financuar nga demokratët. Në vend të kësaj, ai shpaloste akuzat e pabaza të Steele lidhur me Page dhe raportonte se zyrtarë të agjencive ligjzbatuese amerikane po investigonin kontaktet e këshilltarit të fushatës me rusët. Artikulli përmendte një zyrtar pa emër ligjzbatues që po merrej ç’ka më sipër. “Është në radarin tonë. Po kontrollohet”, burimii paidentifikuar i ka thënë Isikoff.
Artikulli i këtij të fundit, që lavdërohej në një njoftim për shtyp të fushatës së Hillary Clinton pas botimit, citonte pretendime nga një memo që Steele shkroi më 19 korrik 2016. Ajo aludon se gjatë një udhëtimi të publicizuar mirë në Moskë herët në atë muaj, Page u takua fshehurazi me dy njerëz të Kremlinit, Igor Sechin dhe Igor Diveykin.
Gjithashtu, dosja aludon se Page punoi me Paul Manafort, ish-shefin e fushatës së Trump, si pjesë e një “konspiracionit të mirëzhvilluar” me rusët për të influencuar zgjedhjet. Page e ka mohuar që të jetë takuar ndonjë herë me Sechin, Diveykin apo Manafort dhe i referohet raportit të Steele si “dosja mashtruese”. Asnjë dëshmi nuk ka dalë që t’i vërtetojë pretendimet e ngritura rreth Page në dosje. Memoja republikane thotë se, Bill Priestap, kreu i Kundërinteligjencës së FBI-së, ka thënë se një investigim lidhur me vërtetësinë e dosjes ishte në “hapat fillestare” të tij kur u përdor për kërkesën e lejes FISA. Gjatë një seance dëgjimore në Senat qershorin e kaluar, Comey e quajti dosjen të “shpifur dhe të paverifikueshme”. Gjithashtu, memoja thotë se McCabe i tha Komitetit të Inteligjencës së Dhomës në dhjetor se, “asnjë leje survejimi nuk do të ishte kërkuar nga FISC-ja pa informacionet e dosjes Steele”.
Simpson, themeluesi i Fusion GPS, gjithashtu ka qenë i paaftë që të ofrojë dëshmi që të provojë çdo akuzë të pabazë të dosjes gjatë intervistave me komitetet kongresuale që investigonin ndërhyrjen ruse në zgjedhje.
Artikulli i Isikoff ka shkaktuar një farë konfuzioni midis gazetarëve dhe analistëve, për faktin, se shpesh është cituar si konfirmim i pavarur i dosjes Steele. Vetëm në prill u bë e qartë se artikulli i tij bazohej mbi dokumentin, kur Steele nënshkruante paraqitjet për gjyq në Londër, ku ai po paditej. Në dokument, Steele thoshte se ai ishte udhëzuar nga Fusion GPS që t’u raportonte gazetarëve lidhur me investigimin e tij për Trump. Gjithashtu, memoja fokusohej shumë mbi përfshirjen e McCabe dhe zëvendësprokurorit të Përgjithshëm, Rod Rosenstein në sigurimin e lejeve FISA kundër Page. Memoja thotë se, Rosenstein nënshkroi në një rinovim për lejen e survejimit ndaj Page menjëherë pasi mori detyrën në prill. McCabe, që u largua papritmas si Nr. 2 i FBI-së në fillim të javës së kaluar, nënshkroi në një aplikim dhe James Comey u dha miratimin 3 aplikimeve kur shërbente si Drejtor i FBI-së. Nga ana e Departamentit të Drejtësisë, Zëvendësprokurorja e Përgjithshme e atëhershme e Ngarkuar, Sally Yates dhe Zëvendësprokurori i Përgjithshëm i Ngarkuar, Dan Boente, gjithashtu miratuan aplikime për leje survejimi.
Steele qe një burim i drejtpërdrejtë për gazetarin David Corn të “Mother Jones”. Corn, që po bashkëshkruan një libër me Isikoff e Yahoo’s, botoi një artikull më 31 tetor 2016, ku e përmendte Steele anonimisht dhe zbulonte detaje të dosjes. Memoja republikane deklaron se, Steele shkeli një prej “rregullave bazë” të FBI-së dhe ka demonstruar se ishte një burm “më pak se i besueshëm” për FBI-në. Gjithashtu, memoja na jep një detaj tjetër lidhur me lejen FIS Apër Page. Dokumenti thotë se, aplikimi përmend informacion lidhur me George Papadopulos, ish-këshilltarin e fushatës së Trump. Ndërkohë që merrej me fushatën, Papadopoulos ishte në kontakt me një profesor në Londër që pretendonte se në prillin e 2016 kishte mësuar se, qeveria ruse siguronte emaile lidhur me Hillary Clinton. Data është e rëndësishme, pasi publikisht nuk është e njohur në atë kohë se operativët rusë kishin hakeruar serverat e demokratëve. Në majin e 2016, Papadopoulos i tha një diplomati australian të quajtur Alexander Downer për informacionin që kishte marrë nga profesori. Downer ua zbuloi këtë informacion bashkëpunëtorëve të tij në korrik të 2016 dhe FBI-ja u informua për bisedën më vonë po atë muaj. Memoja nënvizon se informacioni i Papadopoulos “nxiti” investigimin e FBI-së rreth përfshirjes së mundur të fushatës së Trump. Ajo thotë se, nuk ka asnjë dëshmi që Page dhe Papadopoulos u angazhuan në ndonjë konspiracion. Page i ka thënë “The Daily Caller” se ai ka bashkëpunuar në mënyrë jo të shpeshtë me Papadopoulos gjatë fushatës.

(nga “The Daily Caller””)

Përgatiti
ARMIN TIRANA