Ballina Sport Goditje brutale nga Neto, Godin humbi tre dhëmbë

Goditje brutale nga Neto, Godin humbi tre dhëmbë

Diego Godin duhej të zëvendësohej në fillim të “aktit” të dytë të ndeshjes Atletico-Valencia, pas humbjes së tre dhëmbëve në një përplasje brutale me Neto. Mbrojtësi uruguajan u pa me gjak në gojë dhe u largua nga “Metropolitan Wanda”. Juanfran u fut në vendin e tij. Ky ishte zëvendësimi i dytë i detyruar për Simeone, pasi Saviç, gjithashtu, duhej të largohej në pjesën e parë dhe Giménez mori vendin e tij. Atlético Madrid e mundi minimalisht Valencian, në sajë të golit të Ángel Correa, në minutën e 59-të. Lojtarët e Simeones ngushtuan me dy pikë distancën nga Barcelona, për të qenë aktualisht nëntë pikë prapa liderit të La Liga-s. Diego Godin pësoi një goditje të fortë në pjesën e dytë, që e detyroi atë të largohej nga fusha. Pas një eksplorimi të parë, raporti mjekësor thotë se lojtari vuan nga një traumë e fortë fytyre, që ka shkaktuar edhe një thyerje “dentoalveolare”, duke humbur tre dhëmbë. Uruguajanit i është dashur një “rindërtim” nga specialisti “maxillofacial”.

Exit mobile version