Shqipëria në grup me Izraelin

Dje në orën 12:00, u hodh në Lozanë të Zvicrës shorti i “Nations League” (Liga e Kombeve), një kompeticion i ri i UEFA-s, ku do të marrin pjesë 55 vendet anëtare të saj. Do të jetë i ndarë në katër grupe (quhen Liga) dhe do të zhvillohet në tri faza. Në bazë të rezultateve të marra në kualifikueset e fundit të Botërorit, kombëtarja shqiptare është pozicionuar në Ligën C të “Nations League”, ndërsa ajo e Kosovës në Ligën D. Në short, vazo numër 2, ku bënte pjesë edhe Shqipëria, përmbante kombëtare të tilla si Greqia, Serbia dhe Norvegjia. Pra, një përplasje e mundshme me serbët ishte evituar paraprakisht.
Skuadrat ndahen në katër grupe me nga tri ekipe, me fituesit e grupeve që do luajnë në fazat finale të “Nations League” (gjysmëfinale, vendi i tretë dhe finale) në qershor të 2019-ës. Një vend pritës do të përzgjidhet në dhjetor të 2018-ës mes ekipeve finaliste. Katër kombëtaret që do të zënë vendet e fundit në grupet e tyre do të bien në Ligën B për edicionin 2020. Katër ekipet e pakualifikuara në “Euro 2020”, që do të kenë pozicionet më të mira në grupet respektive, do të kenë një shans të fundit për t’u kualifikuar në Europian, duke marrë pjesë në fazën “play off”, që do të zhvillohet në marsin e 2020-ës.
Liga B
Grupi 1: Sllovakia, Ukraina, Czech Republic
Gropi 2: Russia, Sweden, Turkey
Gropi 3: Austria, Bosnia and Herzegovina, Northern Ireland
Grupi 4: Wales, Republic of Ireland, Denmark
Ekipet ndahen në katër grupe me nga tri skuadra. Për shkak të një vendimi të marrë nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s, Rusia dhe Ukraina nuk do të mund të binin në të njëjtin grup. Katër fituesit e grupeve respektive do të ngjiten në Ligën A, me katër ekipet e fundit që do të bien në Ligën C për edicionin e ardhshëm, që do të zhvillohet në vitin 2020. Katër ekipet e pakualifikuara në “Euro 2020”, që do të kenë pozicionet më të mira në grupet respektive, do të kenë një shans të fundit për t’u kualifikuar në Europian, duke marrë pjesë në fazën “play off”, që do të zhvillohet në marsin e 2020-ës.
Liga C
Grupi 1: Scotland, Albania, Israel
Grupi 2: Hungary, Greece, Finland, Estonia
Grupi 3: Slovenia, Norway, Bulgaria, Cyprus
Grupi 4: Romania, Serbia, Montenegro, Lithuania
Skuadrat ndahen në një grup me tri ekipe dhe tri grupe me nga katër skuadra. Për shkak të kushteve të këqija atmosferike që krijohen në dimër, një grup mund të kishte jo më shumë se dy nga këto skuadra: Norway, Finland, Estonia, Lithuania. Katër fituesit e grupeve respektive do të ngjiten në Ligën B, me katër ekipet e vendeve të fundit që do të përfundojnë në Ligën D për edicionin e 2020-ës. Katër ekipet e pakualifikuara në “Euro 2020”, që kanë pozicionet më të mira në grupet respektive, do të kenë një shans të fundit për t’u kualifikuar në Europian, duke marrë pjesë në fazën “play off”, që do të zhvillohet në marsin e 2020-ës.
Liga D
Grupi 1: Georgia, Latvia, Kazakhstan, Andorra
Grupi 2: Belarus, Luxembourg, Moldova, San Marino
Grupi 3: Azerbaijan, Faroe Islands, Malta, Kosova
Grupi 4: FYR Macedonia, Armenia, Liechtenstein, Gibraltar
Skuadrat ndahen në katër grupe me nga katër kombëtare. Për shkak të një vendimi të marrë nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s, Armenia dhe Azerbajxhani nuk do të mund të ishin në të njëjtin grup. Për shkak të kufizimeve në udhëtim, çdo grup mund të kishte vetëm një nga këto çifte në përbërje: Andorrë dhe Kazakistan, Ishujt Faroe dhe Kazakistan, Gjibraltar dhe Kazakistan, Gjibraltar dhe Azerbajxhan. Katër fituesit e grupeve respektive do të ngjiten në Ligën C për edicionin e 2020-ës. Katër ekipet e pakualifikuara në “Euro 2020”, që kanë pozicionet më të mira në grupet respektive, do të kenë një shans të fundit për t’u kualifikuar në Europian, duke marrë pjesë në fazën “play off” që do të zhvillohet në marsin e 2020-ës. Në vazhdim, pozicionimi i ekipeve në secilën prej vazove brenda ligave përkatëse është bërë në bazë të koeficientit të ekipeve.