Shehu me Daul: Shqipëria në situatë kritike

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, ka zhvilluar në Strasburg një takim me Presidentin e Partisë Popullore Europiane, z. Josef Daul. Në këtë takim, Shehu i ka ngritur z.Daul shqetësimet mbi zhvillimet në Shqipëri, rreziqet e mëdha me të cilat po ballafaqohet demokracia e saj dhe instalimi i diktaturës së krimit në vendin tonë. Gjithashtu, ai e ka njohur edhe me përgatitjet që po bëhen për protestën e 27 janarit, si një manifestim mbarëpopullor kundër varfërisë, papunësisë, arbitraritetit, drogës, krimit etj. “Një takim shumë të frytshëm e miqësor, realizova në Strasburg me Presidentin e Partisë Popullore Europiane, Z. Josef Daul. Një takim ku unë i riprezantova Presidentit zhvillimet në Shqipëri, rreziqet e mëdha që qëndrojnë para demokracisë sonë e vendit në tërësi nga instalimi i diktaturës së krimit. I paraqita përpjekjet e mëdha që po bën PD e Kryetari Basha, në mbrojtje të vlerave, të së drejtës, rrugës sonë europiane, të gjitha këto tashmë të rrezikuara. E njoha edhe me përgatitjet që po bëhen për protestën e 27 janarit, si një manifestim mbarëpopullor kundër varfërisë, papunësisë, arbitraritetit, drogës, krimit etj. I transmetova përshëndetjet më të ngrohta të z.Basha dhe mikut të tij, z.Berisha, të cilat ai mi ktheu me shumë ngrohtësi”, shprehet Shehu.