Shanse për kualifikim

“Goglat” i kanë vënë kuqezinjtë përballë Izraelit, që e kishin edhe në fushatën kualifikuese të “Rusia 2018”, dhe Skocinë. Ata janë në Grupin 1 të Ligës C. Sa i përket kombëtares së Kosovës, ajo është pozicionuar në Grupin 3 të Ligës D, bashkë me Azerbaijan, Faroe Islands dhe Malta.
Sa i takon ligës ku ndodhen kuqezinjtë, katër fituesit e grupeve respektive do të ngjiten në Ligën B, me katër ekipet e vendeve të fundit, që do të përfundojnë në Ligën D për edicionin e 2020-ës. Katër ekipet e pakualifikuara në “Euro 2020”, që kanë pozicionet më të mira në grupet respektive, do të kenë një shans të fundit për t’u kualifikuar në Europian, duke marrë pjesë në fazën “play off”, që do të zhvillohet në marsin e 2020-ës.