PD do argumentojë me fakte dhe prova paligjshmëritë e Reformës në Drejtësi

Gazmend Bardhi këshilltar ligjor i Partisë Demokratikë u shpreh dje se PD ligjërisht do të argumentojë me fakte dhe prova paligjshmëritë që po ndodhin në Reformën në Drejtësi.
Gjithashtu Bardhi theksoi rëndësinë që kanë përfaqësuesit e BE-së dhe ambasadori i SHBA-së në mbikëqyrjen se si po implementohet Reforma në Drejtësi.
“SHBA dhe BE duhet ta mbikëqyrin se si po implementohet Reforma në Drejtësi. Nga ambasadori i SHBA dhe grupi përfaqësues i BE-së duhet të vijojë mbikëqyrja nga afër e implementimit korrekt të reformës. Nga paligjshmëria nuk mund të sjellim ligjshmëri. Flas çfarë thotë Kushtetuta dhe Ligji nuk komentoj deklaratat e ambasadorëve apo zyrtarëve të lartë të PD-së.
SHBA dhe BE do të duhet të mbështesin dhe mbikëqyrin zbatimin korrekt të Reformës në Drejtësi. E kundërta do të ishte një çimentim i Reformës në Drejtësi duke favorizuar pandëshkueshmërinë e zyrtarëve të lartë të korruptuar, një zyrtar që është i korruptuar do të duhet të shkojë në burg, organet e drejtësisë duhet të veprojnë të pavaruara. Mazhoranca ndryshe thotë në media dhe ndryshe vepron. Ne do të vijojmë të bëjmë prezent çdo fakt dhe provë që përben shkelje ligjore. Duhet të evidentohen shkeljet që kjo mazhorancë po bën për të kapur sistemin e drejtësisë. Ligjërisht do të argumentojmë me fakte dhe prova paligjshmëritë që do të ndodhin”.
“Kushdo që mendon se dokumenti është i falsifikuar le të ndjekë çështjen në rrugë ligjore. Nëse Jano pretendon se nuk ka qenë ish-bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit, le ta ndjekë.
Unë nuk jam ekspert për të analizuar shkrimin, por kushdo që pretendon se dokumenti nuk është i vërtetë le ta dërgojë në organet e drejtësisë. Ky nuk është i vetmi dokument. Ky është një dokument tjetër, ku Jano është përjashtuar për shkak se është informator me pseudonimin ‘telefoni’. Ky është një dokument zyrtar, është detyrë e tij të provojë që nuk ka qenë bashkëpunëtor dhe të kundërshtojë këtë dokument.
Nëse ai pretendon se ne kemi bërë shpifje, le të bëjë padi për shpifje në Gjykatë, por në të kundërt do të mbajë përgjegjësi. Dokumentet janë zyrtare dhe ndodhen në Autoritetin e Dosjeve”, tha Gazment Bardhi.