Makina bën saltro e përmbyset, shpëton mrekullisht drejtuesi

Një drejtues automjeti ka shpëtuar për mrekulli teksa mjeti me të cilin po udhëtonte ka dalë nga rruga dhe është përmbysur. Aksidenti ka ndodhur mesditën e djeshme në rrugën nacionale Berat- Fier, në vendin e quajtur Qafa e Sqepurit. Makina tip ‘Ford’ që udhëtonte me shpejtësi doli nga rruga dhe pasi ka bërë dy saltro është përplasur në anë të saj.
Drejtuesi i mjetit, Agron Demaj ka shpëtuar për mrekulli dhe u dërgua drejt spitalit te qytetit. 30 vjeçari qe udhëtonte i vetëm me mjetin e tij me targa AA 973 HN, banor i fshatit Sqepur, po shkonte për punët e përditshme në momentin që mjeti doli nga rruga. Në vendin e ngjarjes mbërritën me pas ekspertë të qarkullimit rrugor, që nisën hetimet e para për të mësuar shkaqet e këtij aksidenti.