Kryeministri japonez do të jetë i pranishëm në Lojërat Olimpike Dimërore

Kryeministri japonez, Shinzo Abe do të jetë i pranishëm në Lojërat Olimpike Dimërore të muajit të ardhshëm në Korenë Jugore, pavarësisht tensioneve në mes të dy vendeve për mizoritë e Luftës së Dytë Botërore.
Ai i ka thënë gazetës “Sankei Shimbun”, se ai do të jetë pjesë e ceremonisë së hapjes në Pyeongchang.
Më herët, Abe pati vënë në dyshim pjesëmarrjen e tij, duke përmendur nevojën për të punuar në kalimin e buxhetit kombëtar.
Marrëdhëniet në mes të dy shteteve vazhdojnë të jenë të tendosura me dekada për çështjen e grave koreane, të cilat kanë qenë viktima të sllavërisë seksuale për ushtarët japonezë gjatë Luftës së Dytë Botërore, meqë Japonia kishte okupuar Gadishullin Korean.
Më 2015, të dy shtetet kanë arritur një marrëveshje sipas së cilës, Japonia ka kërkuar falje dhe ka paguar 9 milionë dollarë, në mbështetje të viktimave të mbijetuara.
Në kthim të saj, Koreja Jugore është pajtuar të konsiderojë këtë çështje të mbyllur.
Së voni, presidenti jugkorean, Moon Jae-In ka ngritur çështjen e rishikimit të marrëveshjes, duke i bërë thirrje Japonisë të ofrojë “falje të përzemërta” për viktimat.
Lojërat Olimpike Verore 2020 do të mbahen në Tokio.