Ballina Ekonomi Guvernatori Sejko: Korrupsioni pengon ekonominë

Guvernatori Sejko: Korrupsioni pengon ekonominë

 

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, deklaroi se rritja ekonomike në Shqipëri dhe vendet e rajonit frenohet nga klima e rënduar e biznesit. Ai theksoi se korrupsioni është ai që e pengon ekonominë.
“Ne kemi probleme me mjedisin e biznesit përfshirë korrupsionin dhe informalitetin. Këto probleme janë ndër më kryesoret në listën e pengesave për rritjen ekonomike, si në Shqipëri, ashtu edhe në rajon.
Së dyti, stabiliteti ynë ekonomik dhe financiar duhet të forcohet dhe më tej, me qëllim rritjen e qëndrueshme ndaj goditjeve dhe uljen e kostove ndaj financimit.
Së treti, po bëhet gjithmonë e më e qartë se sistemet financiare mbështeten së tepërmi tek bankat, sikurse përmendi edhe Presidenti i Republikës. Duke parë nga e ardhmja, ne duhet të mbështetemi më shumë në tregjet e kapitalit për financimin e rritjes ekonomike.
Së katërti, një ankesë e përbashkët që dëgjohet shpesh prej investitorëve të huaj, është se tregjet tona të vogla të fragmentuara, ofrojnë një atraktivitet të ulët. Ndonëse kjo është pjesërisht e pasaktë, ne duhet të bëjmë më tepër për të rritur integrimin tonë në aspektin e tregtisë dhe infrastrukturës.
Së pesti, duke konkurruar për të njëjtin grup investitorësh ndërkombëtarë, vendet e rajonit tonë shpesh përpiqen të rrisin dhe të nxisin profilin e tyre individual, duke ofruar lehtësira tatimore, apo subvencione të tjera. Kjo garë për të kapur fundin nuk është produktive”, tha Guvernatori i Bankës së Shqipërisë”, tha Sejko.

Exit mobile version