Dzeko i thotë “po” Chelsit

Edin Dzeko, pas ndonjë hezitimi në fillim, ka pranuar transferimin te Chelsea ku do të paguhet 8 milionë euro në sezon. Tashmë mungon vetëm zyrtarizimi, që pritet të ndodhë mes të mërkurës dhe të enjtes, por Edin është gati të kthehet në Premier League ku pas eksperiencës me Manchester City-n do të veshë fanellën e Chelsea-t.
Agjenti i boshnjakut ka fluturuar drejt Londrës për të përcaktuar detajet e fundit përpara “tymit të bardhë” që gjithsesi, duke patur parasysh impenjimin e mbrëmjes së sotme të Roma-s kundër Sampdoria-s, nuk duhet të mbërrijë përpara të enjtes.
Së bashku me Dzeko-n, falë të cilit Roma do të përfitojë një shumë të rëndësishme, do të niset drejt Chelsea-t edhe Emerson Palmieri, i spostuar pas dëmtimit të rëndë dhe blerjes së Kolarov.
Në momentin që do të shkruhet e zeza mbi të bardhë për shitjen e dyfishtë, Monchi do të mund të përforcojë skuadrën verdhekuqe dhe në këtë aspekt objektivat janë një mbrojtës i djathtë dhe një sulmues krahu, duke qenë se në vendin e Dzeko-s do të luajë Schick.
Emri më i mundshëm për rolin e mbrojtësit të krahut për momentin është ai i Aleix Vidal, aktualisht me Monchi-n në Sevilla dhe një hap transferimit nga Barcelona që mund ta lërë të largohet në formë huazimi me detyrimin për blerje.
Për sa i takon kapitullit të sulmuesit të krahut emri më i lakuar është ai i Ferreira Carrasco-s, edhe ky lojtar aktualisht pak i përdorur tek Atletico e Madrid-it, por për të cilin do të duhet një sforco më shumë, pasi sipas “La Gazzetta dello Sport” spanjollët e vlerësojnë rreth 35 milionë euro.