Braziliani i Chelsea huazohet te Newcastle

Newcastle United ka zyrtarizuar në rrjetet sociale huazimin e futbollistit të Chelsea, brazilianit Kenedy, deri në fund të sezonit. Sulmuesi i krahut ka kaluar me sukses vizitat mjekësore dhe firmosi për “qymyrxhinjtë”, të cilët janë në luftë për mbijetesë në këtë sezon. Ai ishte kërkuar me ngul nga trajneri Rafa Benitez.
Huazimi i Kenedy i hap rrugën transferimit të Emerson Palmieri, nga Roma te Chelsea. Kenedy ka luajtur pesë ndeshje me “blutë” në këtë sezon, por asnjë prej tyre në Premier League. Ai do të debutojë javën e ardhshme kundër Burnley në “St.James Park”, pasi në bazë të marrëveshjes mes dy klubeve nuk lejohet të luajë në sfidën Newcastle-Chelsea, ditën e shtunë, e vlefshme për “FA Cup”.