United dhe Inter nisin garën për Kovaçiç

Mateo Kovacic, sipas të përditshmes angleze “The Mirror”, duket se është vënë në shënjestër nga Manchester United dhe Inter. Lojtari, i cili duket se nuk është më në planet e trajneri Zidane, kërkon më shumë hapësira dhe dy klubet e lartpërmendur janë gati t’i shpallin luftë njëri-tjetrit për të siguruar kartonin e tij.
Gjithmonë sipas shtypit anglez, zikaltrit duket se janë në avantazh, me mesfushorin kroat që duket se preferon të kthehet në Itali, aty ku ka luajtur me Inter për dy sezone. 23-vjeçari ka luajtur 15 ndeshje në këtë sezon dhe ka dhënë një asist. Vlera e tij në treg është 25 milionë euro.