Si i mashtroi Rama për dy vjet naftëtarët e Ballshit

Naftëtarët e Rafinerisë së Ballshit prej rreth dy vitesh nuk kanë gjetur zgjidhe të shqetësimeve të vetme të tyre pagesat për punën që kryejnë si dhe përmirësimin e kushteve të punës. Shumë protesta janë bërë nga ata derisa rrugën për në Tiranë e kanë marrë dy herë në këmbë dhe sërish shqetësimet e tyre nuk kanë marrë asnjë zgjidhje.
Kështu në një video të shpërndarë nga Partia Demokratike janë montuar deklaratat e bëra nga vetë kreu i qeverisë Edi Rama në shtator të vitit 2016, denoncimet e bëra nga zyrat e PD-së dhe së fundmi deklarata e bërë nga kryedemokrati Lulzim Basha.
“Edi Rama e ndërtoi skemën e shitjes së ARMO-s për t’u pasuruar prej saj në tre mënyra: duke shitur 220 milionë euro naftë, duke i falur kompanisë borxhin 100 milionë euro dhe duke lejuar mospagimin e taksave në shumën e 50 milionë eurove gjatë vitit 2017. Video tregon se, Partia Demokratike e denoncoi skemën që në shtator 2016 dhe se Edi Rama mashtroi, kur foli atëherë për zgjidhjen e problemit. Tani, naftëtarët janë sërish në protestë për rrogat e papaguara, por Edi Rama tallet, kur naftëtarët thonë se nuk kanë bukë”, thotë PD, ndërsa risjell edhe një herë në vëmendje premtimet që vetë Rama u ka bërë naftëtarëve në 2016.
“Ne e zgjidhëm problemin 1200 punëtorë që u lanë 10 muaj pa rroga, pa perspektivë. Dhe siç ua kemi premtuar ashtu bëmë. Më në fund u zgjidh problemi. Investitorë amerikanë shumë serioz kanë marrë përsipër vazhdimin e punës”, do të deklaronte Rama në një takim me qytetarët në Fier në datë 2 shtator të vitit 2016.