Sanchez merr “7”

Marrëveshja me kohë të parashikuar për shkëmbim, që pa drejtimin e Henrikh Mkhitaryan në drejtimin e kundërt të sulmuesit kilian, përfundoi të hënën, duke sjellë në finish një nga transferimet më të mëdha të janarit. Alexis Sanchez thotë se trajneri Jose Mourinho dhe Manchester United, që e kërkuan me ngulm, ishin një faktor i rëndësishëm në vendimin e tij për t’u bashkuar me klubin nga “Old Trafford”. “Jose tregoi se është e rëndësishme për klubin që unë të jem këtu, tha Sanchez për MUTV. Gjithashtu, besoj se vetë klubi është kujdesur për mua, që të bashkohem. Kam përshtypjen se të gjithë ishin të etur për mua, që të vija këtu dhe të vishja fanellën me numrin shtatë. I takon lojtarit të kuptojë nëse ndihet i rëndësishëm dhe i dashur nga klubi që e kërkon. Kjo ishte një nga gjërat që më tërhoqi të vij këtu, së bashku me trajnerin, i cili është një person që ka fituar gjithçka në Itali, njësoj si në Spanjë. Jose Mourinho është një trajner që i pëlqen të fitojë”.
Ish-sulmuesit të Barcelonës i është dhënë fanella me numrin “7” dhe Sanchez është i gëzuar nga vizionet e së kaluarës së Manchester Unitedit, të krijuar nga fanella e tij e re. “Kur më thanë se Cristiano Ronaldo, Eric Cantona dhe David Beckham e kishin veshur këtë fanellë, vetëm duke menduar për atë numër shtatë, ju ëndërroni rreth fitimit të trofeut të Ligës së Kampionëve dhe Premier League, vazhdoi ai. Po, po, unë jam duke përmbushur një ëndërr dhe shpresoj të jap më të mirën time, të fitoj shumë trofe në këtë klub”.
Sanchez ishte lidhur më parë me një lëvizje drejt rivalëve të Manchester Unitedit, te Manchester City, i drejtuar nga ish-trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola. Manchester City përfundimisht i dha fund interesimit të tij ndaj sulmuesit kilian, por Sanchez shpreson të rikrijojë atmosferën e dhomës së zhveshjes që nga koha e tij në Katalonjë, ndërsa kërkon të sjellë sukses në “Old Trafford”. “Unë besoj se të kesh një familje në dhomën e zhveshjes është shumë e rëndësishme, kur bëhet fjalë për fitimin e trofeve, shpjegoi ai. – Kam luajtur në Spanjë dhe kam fituar shumë gjëra. Kështu që mendoj se në përvojën time, për të qenë në dhomat e zhveshjes, është kaq e rëndësishme që të kemi një grup vërtet të mirë. Unë, gjithashtu, mendoj se klubi gjithmonë duhet të forcojë dhe të sjellë lojtarë që përpiqen të fitojnë gjithçka. Me këtë qasje jam edhe unë këtu”.
Manchester United ka nënshkruar me Alexis Sanchez nga Arsenal, me Henrikh Mkhitaryan që do të shkojë tek Arsenal. Sulmuesi kilian, i cili gati sa nuk iu bashkua Manchester City-t verën e kaluar, ka nënshkruar një kontratë katër vite e gjysmë. City ka vendosur në fillim të muajit të heqë dorë nga 29-vjeçari, duke i hapur rrugën Djajve të sigurojnë shërbimet e ish-yllit të Barcelona-s.
Ndërsa. Mkhitaryan do të shkojë në drejtimin e kundërt të Sanchez. pasi shënoi 13 gola në 63 paraqitje me United. Armeni u transferua në “Old Trafford” nga Borussia Dortmund për 30 mln euro në korrik të 2016. Ai ka bërë vetëm 10 paraqitje këtë sezon dhe thuhej se marrëdhënia e tij me Mourinho-n ishte krisur.