Ballina Sport PSG ka nisur kontaktet me Zidane

PSG ka nisur kontaktet me Zidane

PSG ka filluar të mendojë për sezonin 2018/’19. Klubi i Al-Khelaifi, sipas të përditshmes spanjolle “Sport”, po mendon për një ndryshim në stol: jashtë Emery, brenda Zidane. Menaxhimi i keq i ekipit pas blerjeve të rëndësishme të Neymar dhe Mbappe duket se ka bindur pronarët që të nisin kontaktet me trajnerin francez, i cili ka fituar dy edicionet e fundit të Champions League me Real Madrid.
Duhen rezultate dhe Ligue 1 nuk mjafton më. Zidane konsiderohet si zgjedhja e duhur, edhe për shkak se Florentino Perez duket se ka filluar gjithashtu të kërkojë për ta zëvendësuar “Zizou”.

Exit mobile version