Pesë arsyet përse Turqia ndërhyri në Siri ndaj kurdëve

Më 20 janar, Turqia nisi Operacionin e “Degës së Ullirit” për të pastruar rajonin Afrin të Sirisë nga organizata terroriste YPG/ PKK. Pikat kryesore në lidhje me operacionin në Afrin janë:

1.
Turqia thotë se YPG ka ambicie të pushtimit të territorit autonom pranë kufirit juglindor
YPG me ndihmën e ushtrisë amerikane filloi luftën kundër ISIS-it në vitin 2014. Ajo kontrollon një të katërtën e territorit sirian tani. Turqia thotë se YPG po përdor fuqitë globale për të ruajtur kontrollin e saj në pjesën verilindore të Sirisë dhe se lufta kundër Daesh është thjeshtë justifikim.
Tre vjet më vonë, Daesh pothuajse është zhdukur nga rajoni, por YPG është ende duke u mbështetur nga SHBA. Kjo ngre pyetje për objektivat kryesore të saj.
Më 13 janar, forcat e koalicionit të udhëhequra nga SHBA njoftoi se ata do të formojnë 30.000 anëtarë të quajtur “Forca e Sigurisë Kufitare”, e këtu e ka përfshirë YPG-në, pranë kufirit të Turqisë në Veri të Sirisë.

2.
Shqetësimi më i madh i Turqisë është kërcënimi i sigurisë nga YPG
YPG është dega siriane e PKK, e cila është emëruar si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE. PKK po e lufton shtetin turk për më shumë se 30 vjet në një fushatë të përgjakshme që ka lënë më shumë se 40,000 të vdekur, përfshirë civilët.
Përpjekjet e YPG/PKK për t’u infiltruar në sulme terroriste zakonisht bëhen përmes Maleve Afrin. Ata gjithashtu kanë bërë përpjekje të vazhdueshme për të mbështetur terrorizmin në Turqi, duke kontrabanduar militantë, armë dhe municion nga Siria në Turqi.

3.
Operacioni është i rëndësishëm për të çliruar popullin sirian në rajonin Afrin
Në qershor 2015, YPG/PKK u përpoq të kryej spastrim etnik ndaj arabëve dhe turkmenëve që jetojnë në Tel Abyad, duke detyruar shumë prej tyre për të emigruar.
Pra, ekzistenca e tyre në Siri kërcënoi arabët lokalë dhe Turkmenët, dhe rrjedhimisht kurdët që nuk e mbështesin YPG. Shumica e sirianëve që ikën nga territoret e mbrojtura nga YPG strehohen në Turqi.

4.
Afrin është i rëndësishëm për të parandaluar kërcënime më të mëdha rajonale
Siria ishte defakto duke humbur rajonin në verilindje të Sirisë.
Themelimi i zonës deeskaluese të Idlibit, të miratuar nga Turqia, Rusia dhe Irani, është në kundërshtim me interesat e grupit terrorist. Kur Turqia është vendosur në veri të Idlibit, Afrini është bërë një vend i nxehtë për grupin e Ankarasë.
Pra, Forcat e Armatosura turke filluan operacionin “Mburoja e Eufratit” në mes të dy zonave të mbajtura nga YPG-ja, Afrin dhe Manbij, në bashkëpunim me Ushtrinë e Lirë Siriane.
Operacioni nuk e ka pastruar zonën nga Daesh, por ka penguar YPG/PKK të krijojë një korridor midis dy pikave të YPG.

 

5.
Operacioni Dega e Ullirit mund të zhvendosë dinamikën e Sirisë
Kur SHBA ka rritur mbështetjen e saj për YPG në Verilindje të Sirisë, kjo zemëroi Turqinë dhe çoi atë drejt bashkëpunimit të Moskës në vitin 2016.
Pavarësisht se të dy vendet mbështesin palët kundërshtare, arritën krijimin e dy zonave të deeskalimit, dhe kanë rënë dakord në bisedimet Astana.
Nga ana tjetër, Rusia, e cila kontrollon hapësirën ajrore siriane, ka pranuar të përdorë hapësirën ajrore për operim në Afrin kundër YPG.
Dhe një deklaratë nga Ministria e Mbrojtjes ruse fajësoi Pentagonin se ka ndërmarrë hapa provokues me armë moderne për të mbështetur grupet në Siri, duke iu referuar YPG.
Lidhur me kyçjen e Turqisë në luftë, Zëdhënësi i Pentagonit, Eric Pahon tha: “Aleatët nuk i shohin njëri-tjetrin gjithmonë sy për sy, por ata janë të gatshëm të punojnë së bashku”.