Ndalohet në Rusi komedia “Vdekja e Stalinit”

Ministria e Kulturës e Rusisë e ka tërhequr licencën për shfaqjen e komedisë britanike, “Vdekja e Stalinit” (The Death Of Stalin”), ka raportuar agjencia shtetërore e lajmeve TASS, duke e cituar një zyrtare të filmit.
Kjo agjenci e ka cituar zyrtaren e Departamentit të filmit të kësaj ministrie, Olga Lubimova, se ka thënë se vendimi ishte marrë sot, dy ditë para se filmi të fillonte të shfaqej në sallat e kinemave në Rusi.
Ky vendim u bë pas thirrjes së regjisorit rus, Nikita Mikhailov, i njohur si personalitet konservator, për të mos lejuar shfaqjen e këtij filmi në Rusi.
TASS, po ashtu, e ka cituar personin, Yury Polyakov nga Ministria e Kulturës e Rusisë, se filmi nuk duhet të shfaqet, pasi përmban elemente të një “lufte ideologjike” kundër Rusisë.
Kritikët e Kremlinit thonë se, Rusia kurrë nuk do të mund të ballafaqohet me të kaluarën, dhe veçanërisht me krimet e kryera nga shteti sovjetik nën diktatorin, Josef Stalin, nëse autoritetet i bllokojnë përpjekjet për t’i trajtuar këto zhvillime me humor.