Ballina Sport Mbappe humb dy ndeshjet me Realin

Mbappe humb dy ndeshjet me Realin

Kylian Mbappe ka pësuar një lëndim në kokë dhe pritet të mungojë në dy muajt e ardhshëm. PSG mbrëmë ka pësuar humbje ndaj Lyon 2:1 dhe ka humbur për shkak të lëndimit sulmuesin Kylian Mbappe.
Francezi u lëndua në pjesën e parë gjatë një përplasje me Lopez, ku u detyrua të largohej nga fusha. Sipas ESPN, Mbappe do të mungojë për dy muajt e ardhshëm, duke humbur kështu dy ndeshjet ndaj Real Madridit në Ligën e Kampionëve. Skuadra e tij PSG ende nuk i ka kryer testet mjekësore dhe nuk ka njoftuar për shkallën e lëndimit. Ndërkohë, Lucas Moura ka thënë se nuk ndihet i lumtur në Paris Saint-Germain pasi vazhdimisht injorohet nga klubi i Ligës 1 të Francës. Moura ka bërë vetëm gjashtë paraqitje deri tani këtë sezon për PSG-në.
Mësohet se gjiganti francez është duke i dëgjuar ofertat dhe se është i gatshëm ta shesë përgjithmonë 25-vjeçarin. Burime të afërta me anësorin brazilian kanë thënë për “Sky Sports” se, Tottenham është i interesuar për të, ndërsa Manchester United pati shfaqur interesim për të në të kaluarën. Më parë, Moura ka lënë të kuptohet se pret të largohet në drejtim të Premier ligës angleze.

Exit mobile version