Coutinho dhe Iniesta të gatshëm ndaj Espanyolit

Philippe Coutinho dhe Andres Iniesta pritet të paraqiten për Barcelonën në ndeshjen kthyese ndaj Espanyolit në Kupën e Mbretit këtë të enjte. Dëmtimet i kanë mbajtur të dy jashtë fushës së lojës në kohët e fundit, megjithatë ata i kanë tejkaluar problemet me lëndime dhe janë në gjendje shumë të mirë fizike prandaj dhe pritet të jenë në dispozicion të Ernesto Valverdes për këtë ndeshje të rëndësishme, transmeton “Express”.
Barcelona e humbi ndeshjen e parë në Espanyol në udhëtim, dhe tani pret ta përmbysë këtë rezultat dhe të kalojë në gjysmëfinale. Edhe Javier Mascherano i është bashkuar atyre në seancën stërvitore të së hënës, por largimi i tij drejt Hebei Fortune pritet të përshpejtohet në ditët në vazhdim.
Lëndimi në kofshë e ka mbajtur Coutinhon jashtë që prej kur u largua nga Liverpooli për një shumë rekord prej 160 milionë euro.