Berisha paralajmëron Ramën për protestën: Do ta gjesh veten në vështirësi. Do ndalim rrokullisjen

Ish-kryeministri Berisha në një intervistë ekskluzive për “Ora News” me gazetaren Ilva Tare tha se protesta e 27 janarit do të jetë një leksion për kryeministrin Rama.

– Sali Berisha, 5 ditë përpara protestës së opozitës që do të mbahet të shunën në orën 12:00 çfarë prisni ju nga kjo protestë.
Ne presim që qytetarët shqiptarë t’i japin Ramës, qeverisë së tij leksionin më të merituar. Ne presim që qytetarët shqiptarë të dëshmojnë para shqiptarëve dhe botës papajtueshmërinë e tyre me situatën dramatike të korrupsionit të papërmbajtur të narkoshtetit që vendos sot në të gjitha nivelet e këtij shteti. Në presim një vetëdije qytetare për të dalë nga kjo rrokullisje e madhe e cila ndër të tjera ka mungesën masive të shpresës së shqiptarëve veçanërisht të të rinjve se ky vend mund të bëhet, largimin masiv nga Shqipëria, bllokimin e investimeve të huaja, por edhe largimin e tyre nga vendi, varfërimin progresiv të shqiptarëve.

-Çfarë ka ndryshuar, sepse 6 muaj më parë shqiptarët votuan dhe bënë zgjedhjen e tyre, pse duhet tju bashkohen ju qytetarët?
Unë jam shprehur për zgjedhjet dhe ato që kam thënë unë prap i qëndroj. Asnjë nga ne nuk duhet të harrojnë se dhjetëra apo qindra mijëra vota ishin vota kanabiste, ishin vota të atyre që mbollën bimën e krimit.

-Po ato 200 mijë vota që i munguan PD nga zgjedhjet?
Asgjë nuk lëviz unë nga ajo analizë, por po them këto.

-Pra këto vota që u blenë apo u vodhën do dalin të protestojnë me opozitën?
Jo, patë dy mekanizma aty, njëra ishte blerja direkt, por blerja tjetër ishte bashkëfajësia në mbjelljen e kanabisit në të katër anët e vendit. Ishte ai që quhej kompleks agrokanabist, i përbërë nga pushtetarë, deputetë, polic, fshatarë, roje bandit etj. Këtë Shqipëria nuk e kishte parë kurrë në histori. Zgjedhjet e qershorit kishin edhe këtë zë të dhunshëm.
Çfarë faktuan zhvillimet e mëpasme? Ato faktuan se ajo që ne kishim denoncuar shumë kohë më parë se në Shqipëri po instalohet narkoshteti, u faktua Saimir Tahiri me dosje, atë që ne kishim denoncuar. Ishte bashkëpunëtor kryesor i bandës së Habilajve.

-Gjykata nuk e ka akuzuar ende kështu?
Por, Prokuroria ka dhënë prova në të cilën ai është i lidhur kokë e xhep i lidhur me atë bandë. Kjo fakton se njeriu i ngarkuar për të luftuar kanabisin ishte direkt bashkëpunëtor, ishte pra shteti. Në këto kushte në çdo vend të qytetëruar, njerëzit kanë vetëm një vend rrugën dhe sheshin deri në përmbysjen e asaj qeverie.

– Çfarë duhet të ndodhë të shtunën që të jetë një protestë e suksesshme për opozitën?
Shifrat dhe numrat janë të rëndësishme. Pastaj se cili është drejtimi i protestës dhe cili do të jetë rezultati i saj kjo do të duket në orët dhe ditët në vazhdim. Por fillimi, kjo qeveri duhet të zhytet në një ngricë të madhe, duhet të ngrijë këtë dimër. Mesazhi i protestës është që qeveria duhet të mbetet në ngricën e dimrit.

-Si duhet të jetë protesta? Ju si e shihni, do të jetë një protestë paqësore, ka nga ata që kanë frikë edhe për dhunë, sapo përkujtuam 21 janarin?
Autori i dhunës së 21 janarit është në pushtet. Ai solli, ishte shoferi që përplasi për muret e Kryeministrisë njerëzit. Po marr një shprehje hua nga Ben Blushi, “ishte shoferi që theu derën e Kryeministrisë…” Pra shoferi i pajisi me hunjë dhe mjete të tjera. Ata erdhën me një axhendë për të përmbysur një qeveri legjitime që nuk mund ta realizonin kurrë.

-E ligjshme është edhe qeveria aktuale?
Qeveria aktuale qëndron mbi kanabisin, ky është problemi i madh shumë.

-E ligjshme, dhe e pranuar nga ndërkombëtarët?
Nga partnerët ndërkombëtarë, kjo është një gjë…nuk di qeveri unë që nuk përfillet nga partnerët ndërkombëtare. Në përgjithësi rendi ndërkombëtar synon në një lloj ujdie.

-Në gjykimin tuaj si duhet të jetë protesta?
Protesta e të shunës duhet të jetë leksioni më i hidhur i jetës së Edi Ramës. Kjo do të jetë protesta, atë qytetarët e dinë.

-Pra masiviteti do tja japë këtë leksion
Këtë leksion qytetarët kanë mënyrat e tyre, por një gjë, Edi Rama duhet të kishte ikur 40 herë deri tani me ato që po i bën shqiptarëve. Rama po bën vjedhjet më të mëdha, vetëm afera e plehrave është aferë katastrofale. Ju do shihni shumë shpejt dokumentat në të cilat del implikimi i Edi Ramës si lukuni pas plehrave. Do shihni marrëveshjet e firmosura. Kërkon të ndërtojë inceneratorin pa asnjë lloj garancie, pa asnjë standard vetëm e vetëm që të vjedhin.

– A do të ishte mirë që PD të dilte në këtë protestë, pasi të kishte bërë analizën e humbjes, riorganizimin e strukturave, është ky momenti i duhur që Basha të thërrasë njerëzit të dalin në protestë?
Zhvillimet që nga momenti kur filloi analiza dhe në vazhdim kanë qenë zhvillimet më dramatike të 27 viteve.

– Kjo është alibi apo arsye e vërtëtë?
Nuk ka ndodhur kurrë që një ministër i Brendshëm, ministri kryesor i shtetit të dalë se merret me trafiqe.

-Dakord, por në kohën kur u bënë këto akuza nuk ishte më ministër?
Jo, më keq akoma. Po çfarë ndodhi? Rama bllokoi drejtësinë dhe kjo ndodhi brenda një nate. Kjo ndodhi, pasi ai e lëshoi njëherë komplet, sepse duhej të vepronte drejtësia. Kur Tahiri i tha se unë do të bëj “Edmond Dantesin” ndaj secili që më ka lëshuar, pra hakmarrja e Dantes ndaj atyre që e burgosën.
Ishte dosja e Xibrakës që i qëndron Ramës varur në qafë. Është dosja e CEZ., po kaq e madhe.

-Kështu thonë dhe ata për ju, dosjen e CEZ-it…
Po po, por vetëm një gjë. CEZ, se e dëgjova kur i tha gazetari pse nuk i anulluat ato koncesionet e Berishës? A tha, na thanë që nuk mund të anulohen, sepse do të paguani fatura. Ka një gjë këtu: Çdo koncesion, ta dinë shqiptarët nëse janë shkelur rregullat dhe nëse ekzistojnë të dhënat minimale që ka pasur korrupsion në ligjin ndërkombëtar anulohet pa asnjë diskutim dhe ndëshkohet. Por CEZ ka një histori tjetër. Arbitri ndërkombëtar i tha Ramës që kjo çështje fitohet ndaj kompanisë çeke dhe që kompania çeke jo që nuk do të marrë dot 120 mln sa mori, por do të detyrohet të paguajë qeverinë shqiptare me fatura 620 mln dëme dhe detyrime që ka. Kurse Rama e la arbitrin ndërkombëtar. Aferat e Edi Ramës, afera e plehrave, afera e Vilma Nushit janë një breshëri aferash.
Çfarë ndodh tani? Na thotë që do bëjë aeroport! 93 milionë. Ne kemi marrë ofertë për Aeroportin e Sarandës për 12 milionë për të bërë pistën dhe kullën. Hajde ta supozojmë se kanë kaluar vite dhe ky çmim është 2 herë më i madh. Por si mund të jetë çmimi 8-10 herë më i madh.

– Ky është investim që nuk do ta bëjë shteti shqiptar do ta bëjë një kompani e huaj?
Po ai çmim çfarë është? Kush do t’i paguajë ato para?

– Investitori.
Jo, i paguan qytetari shqiptar. Ai është koncesion që derisa t’i plotësohen 93 milionë ai do marrë çdo të ardhur nga ai aeroport.

-Ka një ngërç të ngritjes së institucioneve të drejtësisë, ka folur ambasadori Lu për “Zërin e Amerikës” ka thënë futjuni punës, mos gjeni fajtorë të jashtëm për një reformë që nuk po bllokohet nga SHBA dhe BE. Kush po e bllokon?
Fatmirësisht maskat ranë. Ka një kohë të gjatë që bëhet një ballo me maska. Maskat ranë. Shqiptarët patën mundësi në një hark kohor të shkurtër të faktojnë atë që kemi thënë që Rama ka vetëm një qëllim të bëhet kryegjykatës dhe kryprokuror i vendit. Faktikisht, pasi u bë kryeprokuror me nenin që sjell në Parlament Rama bëhet de facto kryegjykatës. Sipas këtij neni, do jetë Edi Rama ai që do përcaktojë.

-Në çmënyrë se këto i zgjedh Parlamenti, nuk i zgjedh Rama?
Po kush e kontrollon shumicën? E kontrollon Basha! Këtu gjithçka përmbysi rregullorja.

-Këto akuza zoti Berisha duhet të shkojnë në drejtësi?
Po te cila drejtësi?!

-A do ndërohet një drejtësi tjetër?
Nëse mendohet që të ndërtojmë drejtësi me delikuent…

-Kush është delikuent?
Njerëz të dënuar që kanë fshehur… pse të mos i besoj unë deputetëve dhe dalin para mediave dhe japin dokumentat për ata që janë propozuar aty.

-Zoti Hazizaj tha se nuk kam qenë në dijeni?
Unë nuk përmenda emra, por nëse tjetri del se ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit…ore nëse thotë se jam dënuar 2 herë dhe s’kam pasur dijeni është tjetër problem. Çdo gjë mund të thuhet, sepse Edi Rama ka instaluar sistemin e mashtrimit, ka të drejtë ai njeh kryeministrin. Ky është një batak dhe në këtë batak reformën e futi Edi Rama. Pasi e futi në batak, duke bërë ndryshime të ligjit në raport me Kushtetutën, tani si goditje mëshire solli më në fund ndryshimin e Rregullores së Parlamentit.