Alves: Buffon është Pele i portierëve

Në sfidën e luajtur kundër Inter ka pritur prakitisht gjithçka, duke u dorëzuar vetëm ndaj goditjes me kokë të Vecino. Portieri i Roma-s, Alisson, po tregon se është një nga më ëtë mirët në qarkullim. Nuk ka qenë e lehtë për brazilianin të merrte vendin e lënë bosh nga Szczesny. Paraqitja e tij e mirë ka tërhequr vëmendjen e klubeve kryesorë të Europës dhe të kolegëve të tij.
Diego Alves, portier i Flamengo-s, i cili është grumbulluar edhe më Brazilin, ka analizuar momentit e portierëve brazilianë, të cilët nuk janë konsideruar asnjëherë në lartësinë e yjeve të tjerë të ekipit. Këto kanë qenë fjalët e tij të thëna për “Il Giornale”: “Duhet t’i japim fund historisë se portierët brazilianë janë të paaftë. Alisson është një djalosh i pjekur për moshën që ka, dëgjon këshillat e të gjithëve. Për momentin, nuk shikoj asnjë më të mirë se marsiani Buffon. Guardiola ka gjetur një as për Manchester City-in, por Alisson është Pele i portierëve”.
Një mesazh i qartë për përgatitësin e portierëve të Brazilit, Taffarel, me Alisson që mund të jetë titullar në Kupën e Botës që do të zhvillohet në Rusi. Nuk është një rastësi që 25-vjeçari ka përfunduar në shënjestër të Real Madrid.