Wenger, i sinqertë për Sanchez

Arsenal's French manager Arsene Wenger (L) gestures alongside Arsenal's Chilean striker Alexis Sanchez during the English Premier League football match between Tottenham Hotspur and Arsenal at White Hart Lane in London, on April 30, 2017. / AFP PHOTO / IKIMAGES / Ian KINGTON / RESTRICTED TO EDITORIAL USE. No use with unauthorized audio, video, data, fixture lists, club/league logos or 'live' services. Online in-match use limited to 75 images, no video emulation. No use in betting, games or single club/league/player publications. /

“Unë nuk e kuptoj se si një lojtar dëshiron të largohet nga Arsenali, por për 30 vjet në botën e futbollit kam mësuar se si punon njeriu. Kemi bërë gjithçka në fuqinë tonë, jemi përpjekur që ta mbajmë Alexisin në ekip me paratë që kemi. Madje, edhe Manchester City u desh të heqë dorë, kjo është e gjitha…”, tha Arsene Wenger për largimin e sulmuesit kilen, Alexis Sánchez, i cili ka nënshkruar tashmë për Manchester United. 29-vjeçari largohet nga “Topçinjtë” për t’u bashkuar me ekipin e Mourinhos, pas tri viteve e gjysmë në klubin e Londrës. Lojtari e kishte shtyrë klubin londinez për muaj, që të bënte një rinovim me përmirësim thelbësor të pagës së tij. Së fundi, pasi nuk arriti një marrëveshje, Alexis nënshkroi për Manchester United, i cili do t’i paguajë atij 450.000 euro në javë.