Vrasja e dyfishtë në Vlorë, ende të lirë autorët

Një ditë pas ngjarjes së rëndë në Vlorë, ku nënë e bir u vranë dhe më pas u dogjën në banesën e tyre, policia ka liruar kunatën dhe 7 persona të tjerë që kishte shoqëruar të dielën e 21 janarit 2018. Ndërkohë blutë e Vlorës bëjnë me dije se kanë shpallur në kërkim një shtetas për ngjarjen, por pa bërë me dije identitetin për shkak të hetimeve.
Selkie dhe djali i saj Olis Hoxhallari, banues në lagjen “1 Maji” në Vlorë u vranë me mjete rrethanore orët e para të mëngjesit të së dielës, 21 janar 2018. Për t`u siguruar se asnjë gjurmë e krimit nuk do të mbeste në shtëpi, autorët i kanë vendosur flakën krevatit të 43-vjeçarit, nga ku flakët janë përhapur në gjithë dhomën ku Selkia 73-vjeçare dhe Olsi qëndronin gjatë mbrëmjeve.
Në trupat e pajetë, bluzat e bardha konstatuan dëmtime fizike. 73-vjeçarja u gjet me shenja të dallueshme në fyt, ç`ka shton dyshimet se mund të jetë mbytur, ndërsa djali i saj me disa goditje në kokë. Pas publikimit të ekspertizës, policia shoqëroi në komisariat familjarë të vikimave, kunatën, vajzat e saj ,por edhe të afërm të tjerë e fqinj.
Bashkëshortja e Olsi Hoxhallarit u ka thënë hetuesve se kishte qendruar deri mbrëmjen e të shtunës në shtëpinë e vjehrrës dhe më pas ishte larguar për tek shtëpia e re bashkë me djalin e vogël. Ajo ka thënë se priste të shkonte edhe Olsi, por kur ka vënë re mungesën e tij, rreth orës 04:00 të mëngjesit të së dielës ka shkuar tek banesa e vjehrrës dhe kur ka hapur derën ka shpërthyer flaka. Ajo ka thënë se kishte marrëdhënie të mira me të shoqin.
Nga ekspertiza mjeko-ligjore ka rezultuar se Olsi Hoxhallari kishte plagë në kokë të shkaktuara nga një mjet i mprehtë që policia dyshon se mund të jetë lopatë. Ndërsa në divan ishte hedhur lëndë djegëse benzinë çka dyshohet se shkaktoi zjarrin që i mori jetën atij dhe nënës së tij në moshuar.