Në qendër të kritikave

Dëmtimi i lehtë në këmbën e djathtë ka detyruar yllin e PSG, Neymar të mos jetë i gatshëm për sfidën ndaj Lyon, por nuk është ky problemi kryesor. Braziliani përtej dëmtimit vazhdon të mbetet në qendër të kritikave nga ana e mediave sportive dhe për zërat e merkatos që qarkullojnë rreth tij. Ndërkohë sulmuesi përmes një postimi në Instagramin e tij ka lëshuar një mesazh të vështirë për t’u dekriptuar. Në postim Neymar shkruan: “Mosha nuk është tregues i pjekurisë tënde, fjalët që thuhen nuk janë tregues i inteligjencës tënde dhe zërat që thuhen për ty nuk tregojnë se kush ti je”.
Postimi i brazilianit deri diku mund të konsiderohet si sinjal i qartë se qëndrimi i tij në Paris po kthehet në monotoni. Vërshëllimat e tifozerisë parisiene në drejtim të sulmesit në sfidën ndaj Dijon është një tjetër tregues se raporti nuk është nga më të mirët. Neymar mori përsipër ekzekutimin e penalltisë, moment ky që nuk u prit mirë në shkallët e stadiumit, pasi dëshironin që të ishte Cavani ai, i cili do ta godiste penalltinë. Postimi në Instagram, vërshëllimat dhe Reali i Madridid. Këta të fundit po shijojnë situatën sepse interesi i tyre për të siguruar shërbimet e brazilianit nuk është më një sekret. 400 milionë euro gati për t’u shpenzuar vetëm që 25-vjeçari të bëhet pjesë e galaktikëve.
“Predha” e Depay ndëshkon Parisi-n, Mbappe dëmtohet pas përplasjes së frikshme me portierin Paris Saint-Germain është ndalur në Ligue 1 pas pesë fitoresh radhazi. “Les Parisiennes” janë mundur 2-1 në fushën e Lyon në javën e 22-të të kampionatit francez. Skuadra e Unai Emery ka ndjerë mungesën e Neymar, i cili nuk ka luajtur për shkak të një dëmtimi dhe atë të Mbappe, që ka qenë i detyruar të lërë fushën në minutën e 36-të pas një përplasjeje të frikshme me portierin e Lyon.
Dy minuta kohë i kanë mjaftuar Lyon që të gjejë golin kundër kryesuesve të PSG. Fekir ka përfituar nga një pozicionim i gabuar i portierit Areola dhe ka dërguar topin në rrjetë me një goditje dënimi nga një distancë e largët. Reagimi i miqve ka ardhur në fundin e pjesës së parë me Kurzawa që ka kthyer baraspeshën me një goditje të bukur fluturimthi pas krosit të saktë të dhënë nga Dani Alves.
Gjithçka është vështirësuar për PSG-në në pjesën e dytë kur Alves ka marrë një karton të kuq direkt për një ndërhyrje nga mbrapa në mesfushë, me tentativën për të ndalur një kundërsulm të Lyon. Ky ka qenë kartoni i kuq i parë për mbrojtësin brazilian në një ndeshje kampionati që nga marsi i 2015-ës kur luante me Barcelona-n.
Vendasit kanë shkuar shumë afër golit të dytë në minutën e 63-të me Mariano Diaz, por goditja e tij brenda zonës së rreptësisë është ndalur nga një pritje e bukur e portierit të PSG-së, i cili ka devijuar topin në goditje nga këndi. Superioriteti numerik ka qenë vendimtar, teksa Lyon ka shtuar sulmet dhe ka arritur të gjejë golin e fitores me Memphis Depay në minutën e 94-t. Holandezi ka lëshuar një predhë nga jashtë zone, ndaj së cilës portieri mik nuk ka mundur të bëjë dot asgjë.