Deklarata surprizë e Kryeministrit anormal: Matësa për puset e ujit ka, ndërsa për të naftës nuk ka

Rama ka replikuar me gazetarin Babaramo për skandalin e deklaruar prej tij për vendosjen e matësave tek puset e ujit të fshatarëve, ndërsa nuk i vendos këto matësa tek industria miliona euroshe e naftës. “Ka matësa për puset e ujit, por nuk ka matësa për puset e naftës”, ishte deklarata surprizë e Kryeministrit anormal. Kjo ka sjellë ndërhyrjen e gazetarit, i cili ka kujtuar një nga emrat e njohur të firmave ndërkombëtare të çertifikuar në matjen e naftës që nxirret nga puset. Rama e ka humbur dhe i është përgjigjur vetëm me “o Zot” gazetarit Babaramo, i cili ka vijuar duke i thënë se tek nafta shteti po humb miliardat.