Apple: 350 miliardë USD për ekonominë amerikane

Anita Balakrishnan

Apple bëri një deklaratë të fortë ditën e mërkurë rreth investimeve për të kontribuar në ekonominë e SHBA-ve, pjesërisht për shkak të ligjit të ri të taksave. Kryetitulli i Apple është se do të japë 350 miliardë dollarë “kontribute” për ekonominë amerikane gjatë pesë viteve të ardhshme, edhe pse është e paqartë se si kompania ka arritur në këtë shifër. Kompania ka premtuar gjithashtu të krijojë 20 mijë vende të reja pune dhe të hapë një kampus të ri.
Ka thënë se pret të paguajë 38 miliardë dollarë taksa për sasinë e parave që ka ndërmend t’i japë Shteteve të Bashkuara. Kjo do të thotë se, parashikon që 250 miliardë dollarët t’i marrë virtualisht nga jashtë. Apple ka thënë gjithashtu se do të shpenzojë 30 miliardë dollarë në shpenzime kapitale gjatë pesë viteve të ardhshëm. Rreth 10 miliardë dollarë në shpenzime kapitale do të jenë investime në qendrën e të dhënave të SHBA-ve, ka thënë kompania. Apple shton se do të shpenzojë 5 miliardë si pjesë e fondit të inovacionit, një rritje prej shifrës 1 miliard që CEO Tim Cook e quajti “para të çmendura”.
Krijimi i vendeve të punës do të përfshijë edhe punësim direkt, por edhe furnitorë dhe biznesi i aplikacioneve, i cili ishte në plan të rritej shumë gjatë vitit të ardhshëm. Kampusi i ri do të fokusohet në mbështetjen e konsumatorit. Deklaratat e ditës së mërkurë tregon se Apple do të ketë përsëri mundësinë të fitojë qindra miliarda dollarë të tjerë. Këto para mund t’i shpenzojë në riinvestime, dividentë apo projekte të ndryshme pa pagesë.
Deklarata e ngre së tepërmi kompaninë më të vlefshme në botë, e cila është kthyer tashmë në motor i ekonomisë amerikane – dhe e nxit atë të vazhdojë dominancën përballë presionit politik që është ushtruar mbi kompanitë e teknologjisë. Plan e detyron Apple të ruajë për vitin 2018 “superciklin” e shpenzimeve prej 55 miliardë dollarë me furnitorët dhe prodhuesit e brendshëm. “Ndjejmë një përgjegjësi të madhe për t’i ofruar vendit tonë dhe popullit amerikan një pjesë ndihmës që ata na kanë dhënë për të arritur këtë sukses”, tha Cok në deklaratë.
Në vitin 2016, Presidenti Donald Trump kritikoi drejtpërdrejt varësinë e Apple ndaj zinxhirit të furnizimit kinez, duke deklaruar për “New York Times” se do ta shtynte kompaninë të ndërtonte një ose shumë ndërmarrje të mëdha brenda Shteteve të Bashkuara. Aksionet e Apple u rritëm me 0.5 për qind menjëherë pas deklaratës, duke shtuar 5.6 miliardë dollarë për kompaninë.

Deklarata e plotë:
Apple vendosi sot një grup të ri investimesh për të mbështetur ekonominë amerikane dhe fuqinë e saj punëtore, e përqendruar në tre fusha. ku Apple ka impaktin më të madh të krijimit të vendeve të punës: punësim direkt në Apple, shpenzimet dhe investimet me furnitorët dhe prodhuesit e brendshëm të Apple dhe ushqimi i ekonomisë në rritje të aplikacioneve. që Apple krijoi me iPhone(R) dhe App Store(R). Apple është përgjegjëse për krijimin e mbi 2 milionë vende pune në Shtetet e Bashkuara dhe pret të gjenerojë akoma më shumë si rezultat i iniciativës që po prezantohet sot.
Duke kombinuar investimet e reja dhe ritmin aktual të Apple me furnitorët dhe prodhuesit vendas – 55 miliardë për vitin 2018 – kontributi i kompanisë në ekonominë amerikane do të jetë mbi 350 miliardë dollarë për pesë vitet e ardhshme, pa përfshirë taksat që paguan kompania, taksat që paguajnë punëtorët nga të ardhurat e tyre dhe shitjet e produkteve Apple.
Shpenzimet e planifikuara kapitale në SHBA, investimet në prodhim për pesë vite dhe pagesat rekord të taksave përmes rikthimit në vend të përfitimeve të jashtme do të arrijnë afërsisht në 75 miliardë dollarë si kontribut i Apple.
“Apple është një histori suksesi që mund të kishte ndodhur vetëm në Amerikë dhe jemi krenarë të vazhdojmë historinë tonë të gjatë të mbështetjes së ekonomisë amerikane”, tha Tim Cook, CEO i Apple. “Ne besojmë në fuqinë e inteligjencës amerikane dhe i përqendrojmë investimet në zonat ku mund të kemi një impakt direkt të krijimit të vendeve të punës. Ndjejmë përgjegjësi të madhe për t’i rikthyer vendit dhe popullit amerikan një pjesë të ndihmës që na kanë dhënë për suksesin tonë”.

Rritja e operacioneve të Apple
Kompania pret të investojë mbi 30 miliardë dollarë në shpenzime kapitale në SHBAgjatë pesë viteve të ardhshme dhe të krijojë mbi 20 mijë vende të reja pune përmes punësimit në kampuset ekzistues dhe hapjes së një kampusi të ri. Apple tani ka 84 mijë të punësuar në 50 shtete. Kompania ka në plan të ngrejë një kampus në një vend të ri, i cili fillimisht do të mbajë shërbimin teknik për konsumatorët. Vendndodhja e kampusit të ri do të deklarohet vitin e ardhshëm.
Mbi 10 miliardë i shpenzimeve kapitale të Apple do të jenë investime në qendrën e të dhënave të SHBA. Gjatë dekadës së fundit, Apple ka investuar miliarda dollarë në qendra të dhënash dhe facilitete në shtatë shtete amerikane, përfshirë Karolinën e Veriut, Oregonin, Nevadën, Arizonën dhe një projekt i shpalur kohët e fundit në Ajoa.
So, Apple është duke hapur një facilitet të ri në qendër të Renos, që do të mbështesë ekzistuesin në Nevada. Të gjitha facilitet e Apple, përfshirë zyrat, dyqanet e shitjes me pakicë dhe qendrat e të dhënave ushqehen nga 100 për qind energji të rinovueshme si energji diellore, e erës apo hidroenergji që Apple e gjeneron ose e blen nga projektet lokale. Kampusi i ri do të ushqehet gjithashtu nga energji e gjelbërt.

Investimet vendase
Duke shtuar suksesin fillestar të Fondit të Prodhimit të Avancuar të deklaruar pranverën e kaluar, Apple është duke rritur përmasat e fondit prej 1 miliard në 5. Fondi ishte miratuar për të mbështetur inovacionin e prodhuesve amerikanë dhe për të ndihmuar të tjerët të rrisin prezencën e tyre në SHBA.
Apple punon me mbi 9 mijë furnitorë vendas – biznese të mëdha dhe të vogla në 50 shtete – dhe çdo produkt i Apple krijohet me pjesë dhe materiale “Made in USA” ose blerë nga furnitorët me seli në SHBA.

Përgatitja e studentëve për ekonominë e aplikacioneve
Apple, me historinë e saj 40-vjeçare në edukim, ka në plan të përshpejtojë përpjekjet në të gjithë SHBA për të mbështetur edukimin si dhe programet e tjera me fokus shkencën, teknologjisë, inxhinierinë, artet dhe matematikën. Ekonomia e aplikacioneve iOS ka krijuar mbi 1.6 milionë vende pune në SHBA dhe ka gjeneruar 5 miliardë dollarë të ardhura për prodhuesit amerikanë të aplikacioneve në vitin 2017. Me rritjen e kërkesës për aftësitë e kodimit, sot ka mbi 500 mijë pozicione të pambushura në fushën e programimit dhe Byroja amerikane e Statistikave të punës parashikon se deri në vitin 2020 do të ketë mbi 1.4 milionë më shumë vende pune për zhvillimin e software se sa aplikantë të kualifikuar për t’i mbushur ato
për të rritur aftësitë koduese dhe për të përgatitur më shumë njerëz për punët në zhvillimin e programeve software, Apple ka krijuar gjuhën e kodeve të fuqishme dhe të lehtë për t’u mësuar të quajtur Swift (TM), free Swift Playgrounds (TM) apo dhe kurrikulën falas, App Development with Swift, të disponueshme nga kushdo dhe që përdoren nga miliona e miliona studentë. Mbi 100 mijë studentë dhe mësues kanë marrë pjesë në kurset e kodimit në dyqanet Apple.