Qeveria, skandal me planet e reja mēsimore

Nga Xhemal Gjunkshi

E kujtoni batutën e një filmi të njohur shqiptar: O milet, dëgjoni e mbani vesh, Naltmadhnia e tij ka nxjerrë një urdhëresë: Ndryshoi orarin mësimor në mes të vitit mësimor. Arritje e madhe?! Ani. Sipas grupit anonim të punës, asgjë nuk ka për t”u shqetësuar. Për këtë, duhet vetëm një mësues artist…. dhe zvogëlohet pesha e çantës, rritet përqendrimi i nxënësit, bëhen në klasë detyrat e shtëpisë, etj…. Por avash, se kot nuk thonë që dardha e ka bishtin prapa. Kjo puna e orarit u bë si kalaja e Rozafës, rregullo ditën e prish natën. Me fjalë të tjera, të nderuar miq, Drejtoritë Arsimore kanë filluar urgjent takimet; (psh sot ne Drejtorinë Arsimore të Tiranes), ku u është kërkuar drejtoreve të shkollave, që urgjent mësuesit të ribëjnë planet mësimore.
Pra atë punë që mësuesi e ka zhvilluar në gusht- shtator, duhet ta zhbëjë ne mes te vitit, te prishe kështu kalanë e vet, dhe te beje plane te reja ne përputhje me orarin e ri. Duhen serish nja dy javë shkel e shko dhe kështu kalon dhe shkurti , më pas fillojnë të dalin problemet e para, kalon edhe marsi, e kështu s”u mor vesh: mësuesi të punojë me nxënësin, të punojë të bëhet artist, apo të shkruaja letra.? Edhe ata që ishin me zor pro kësaj nisme të prindit te Ramës, ju iku hareja, se nuk e kishin menduar këtë punë angari, shteruese dhe mbi të gjitha penguese për punën më kryesore, të cilën duhet të bëjë në këtë fazë mësuesi: përqendrimin te nxënësi. E të gjithë e dinë se me këtë nxitim prej të paaftësh dhe arrogantësh s’do bëjnë veçse një vërë në ujë. Rroftë Naltmadhnia e tij, me turpin qesharak të radhës.