Juventusi “fërkon duart”

PARIS, FRANCE - SEPTEMBER 13: Edinson Cavani of PSG looks on while Arsenal players celebrate their goal during the UEFA Champions League group phase match between Paris Saint-Germain and Arsenal FC at Parc des Princes on September 13, 2016 in Paris, France. (Photo by Jean Catuffe/Getty Images)

Një tjetër penallti, në fitoren e fundit 8-0, ka hapur një krizë të re në shtëpinë e PSG-së. Neymar ka vendosur “veton” për 11-metërshin e ekzekutuar, falë të cilit kompletoi “pokerin” personal, por kjo gjë është kontestuar nga tifozët dhe thuhet se ka krijuar premisat për një krizë të ashpër me uruguajanin. Një veprim, që nuk do të jetë i pëlqyeshëm për Edinson Cavani, i cili, ndërkohë, është barazuar me Ibrahimoviçin si golashënuesi më i mirë i historisë së klubit parisien, me 156 gola.
Siç raportohet nga “Corriere dello Sport”, Cavani ka vendosur të largohet nga PSG-ja, sepse të dy (ai dhe Neymar) në rreshtin e parë nuk mund të qëndrojnë. Në lojë është gati të hyjë Juventusi, që ishte interesuar për të që në verën e vitit 2016 (kur ndodhi shitja e Pogba te Manchester United), por pastaj bleu Higuain për shkak të rezistencës së Nasser al-Khelaifi, i cili nuk donte ta privonte veten nga xhevahiri i tij. Por tani situata duket krejtësisht e ndryshme nga ajo, në sajë të një humori jo shumë pozitiv të ish-sulmuesit të Napolit.