Fshihte 1 milion euro kokainë në makinë, si u zbulua korrieri shqiptar

 

Një korrier droge që po kalonte tranzit në Modena u arrestua nga Policia italiane. Rreth orës 4 të mëngjesit të djeshëm, një patrullë pikasi një makinë që ishte drejtuar për në Jug dhe menjëherë, lexoi të dhënat e makinës dhe verifikoi informacionin.
Një “Hyndai” që drejtohej nga një grua shqiptare kishte raportime të shumta për një seri gjobash të papaguara ndonjëhërë si dhe faturash tatimore. Makina u ndalua në Valsamoggia. Në krye ishte i biri i pronares, një djalë 34-vjeçar shqiptar që tregoi nervozizëm dhe që ngjalli dyshime tek agjentët e Policisë. Duke kontrolluar makinën, agjentët vunë re një anomali të çuditshme në pjesën e pasme të ndarjes së pasagjerëve, ku perdet ishin çuditërisht më të gjata.
Për këtë arsye vendosën ta inspektonin, duke e dërguar në një ofiçinë dhe me një mikrokamera ata e inspektuan. U zbulua se nën këmbët e pasagjerëve kishte një hendek që mund të hapej vetëm duke hequr sediljet. Brenda ishin vendosur gjashtë pako të mbështjella me celofan që përmbanin kokainë me një shkallë shumë të lartë pastërtie dhe sipër kishin etiketën e një peshku. Droga peshonte 6.7 kg.
Korrierit iu vunë menjëhërë prangat. Ishte me banimnë Treviso. Ai u dërgua në burg në pritje të vendimit nga Gjykata. Kokaina e sekuestruar nëse do të ishte hedhur në treg do të vlente më shumë se një milion euro. Policia Rrugore tani ka nisur hetimet për të rindërtuar skemën e lëvizjes së këtij korrieri dhe burimin e furnizimit të tij me drogë.
Italia ka zhvilluar një operacion gjigant policor për shkatërrimin e një organizate të fuqishme kriminale kineze dhe ka arritur të vërë në pranga dhe bosin e bosave të saj, një kinez 58-vjeçar, njohur si “Njeriu i Zi”. Operacioni “Chinese Truck” u shtri edhe në Francë e Spanjë, pasi mafia kineze kishte një shtrirje të gjërë që nga droga, prostitucioni, kamatat, kompanitë e transportit dhe me fitimet e veta marramendëse po synonte të hynte në ekonominë e pastër.
Media italiane njoftoi dje se Policia ka organizuar operacionin blic “China Truck”; 33 persona janë arrestuar pas urdhrave të lëshuar nga prokuroria e qarkut të Firences. Ata dyshohen si pjesë e grupit që vepronte në Itali dhe në vende të ndryshme evropiane. Masa janë marrë jo vetëm në Itali, por edhe në Francë e Spanjë. Në përgjithësi, ka rreth 50 të dyshuar tëpërfshirë në hetimet. Hetimi ka filluar që në vitin 2011 i koordinuar nga DDA e Fierencës dhe ka bërë që të hidhet dritë mbi të gjithë dinamikën e mafias kineze në Evropë, rolet dhe aleancat brenda organizatës.