1 milion euro nga përmbytja në autostradë, 20 biznese kallzim në Prokurori

Pas përmbytjeve të shumë bizneseve në nëntor të vitit të kaluar në autostradën Tiranë-Durrës, Prokuroria e kryeqytetit i kërkoi zyrtarisht Atoritetit Rrugor Shqiptar, dosjen e projektit për ngushtimin e përroit në urën e Limuthit.
Organi i akuzës fillimisht i kërkoi Bashkisë së Vorës vënien në dispozicion të planit urbanistik që devijonte, ngushtonte gjërësinë e rrugës përgjatë dy anëve të autostradës. Por ndërhyrjet në rrugët kombëtare është kompetencë e ARRSH, ishte shprehur zyratarisht në Prokurori Bashkia e Vorës. Autoriteti Rrugor sipas Prokurorisë ka firmosur ngushtimin e shtratit të përroit e për pasojë ka ardhur edhe përmbytja e zonës, si biznese e banesa nga shirat e dendur të datës 30 nëntor 2017.
Prej më shumë se 10 ditësh prokurori i çështjes Ervin Karaxha i ka dërguar zyrtarisht ARRSH-së, vënien në dispozicion të projektit për ngushtimin e rrugës, dhe të shtratit të përroit të Limuthit, ku në mesin e tyre u mbollën palmat.
Deri më tani janë paraqitur në Prokurori 20 biznese që kanë bërë kallëzim për dëmtimin e pronës nga përmbytja. Po kështu edhe kryefamiljarë kërkojnë dëmshpërblim, pasi përmbyetja sipas tyre ka ardhur nga devijimi i projektit fillestar. Dosja hetimore i është përcjellë Komisariatit të Policisë Vorë për të kryer veprimet në terren. Dosja po hetohet nga prokurori Ervin Karanxha. Ende nuk është e saktë se sa është vlera e dëmit të shkaktuar nga përmbytjet në autostradë më 30 nëntor 2017, por ekspertët kanë përllogaritur të jetë mbi 1 milion euro.
Ndërkohë nuk ka ende një shifër nga Komitetit i Emrgjencës që u ngrit për të përllogaritur dëmin e shkaktuar nga vërshimi i përroit të Limuthit përgjatë autostradës Tiranës-Durrës.
Ndërkohë, një doganier në pikën kufitare të Qafë Prushit në Has dhe një efektiv policie i kësaj pike kufitare u arrestuan dje nga policia pas hetimeve të Prokurorisë. Në pranga u vunë Asim Çuni 48 vjeç doganier dhe Agim Malaj 47 vjeç me detyre trup shërbimi në këtë pikë kufitare.
Policia sqaron se “përgjegjësi i turnit Agim Malaj banues në Has duke qenë në shërbim, nuk ka bërë kontrollin në “vijën e dytë” të kamionit me targë AA 820 DY, të drejtuar nga shtetasi A. D., i cili kishte futur mallra kontrabandë gjatë orarit të shërbimit. Arrestimi u bë për veprën penale “Shpërdorim detyre”.
Ndërsa doganier Asim Çuni, 48 vjeç, banues po në Has, ka lejuar të kalojnë mallra kontrabandë gjatë orarit të shërbimit, duke u akuzuar për “Kontrabandë nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”.