Tërheqja e Ronaldinhos

Edhe topi, që e përkëdheli aq shumë, bërtet për tërheqjen e Ronaldinhos nga futbolli i luajtur. “Është e pamundur ta duash futbollin dhe të mos jesh tifoz i tij, na solli buzëqeshje”, deklaroi Pele pasi mësoi se “Topi i Artë” i vitit 2005 e mbylli karrierën në fund të vitit të tij të 37-të. Një aventurë që filloi në Gremio, në vitin 1998 dhe përfundoi në Fluminense, me shumë trofe të fituar në rang klubesh, por edhe një Kupë Bote. Një “valixhe” plot me tituj, teksa veshi fanellën e PSG-së, Milanit, Flamengos, Atletico Mineiro, Queretaro…, megjithëse ishte “Camp Nou”, vendi ku u bë legjendë. Nga këmbët e tij u ngrit Barcelona e parë e madhe e shekullit të 21-të, nën komandën e Rijkaard, në drejtimin e të cilit Leo Messi u rrit. “Kam mësuar shumë nga ju. Unë do të të jem gjithmonë mirënjohës për sa të lehtë ma bëtë çdo gjë, kur filluam të ndanim të njëjtën dhomë zhveshjeje së bashku. Futbolli kurrë nuk do ta harrojë buzëqeshjen tuaj”, tha ylli argjentinas i Barcelonës.
Messi 17-vjeçar doli së bashku me një Ronaldinho, i cili në moshën 24-vjeçare ishte në ritëm të plotë. “Unë kurrë nuk kam qenë mësuesi i Messit, por kam pasur fatin dhe lumturinë të marr pjesë në fillimin e karrierës së tij”, tha Dinho për “MARCA”. Një futbollist i papërsëritshëm dhe i talentuar, i cili triumfoi me të gjithë rivalët e ngjashëm. “Është një nder të jem pjesë e historisë tënde, gjithmonë do të kujtoj gëzimin tënd në fushat e blerta. Ti po lë një trashëgimi, që është e vështirë ta mundësh, ke bërë artin e futbollit”, tha Neymar. Ndërsa adoleshenti Neymar u rrit te Santos, Dinho nxitoi karrierën e tij te Flamengo dhe Atlético Mineiro. Ylli i PSG-së ka ndjekur hapat e tij në anën e kundërt: së pari te Barcelona; pastaj në Paris. “Neymar është tashmë trashëgimtari im”, tha Dinho në vitin 2015, kur ishte duke përjetuar tashmë ndeshjet e tij të fundit. “Unë isha i detyruar për të vuajtur karshi jush, por, gjithashtu, iu gëzohesha”, shkroi Iker Casillas me shaka.