Rregullorja anti-SPAK e hashashit

Nga Ylli Manjani

E lemë mënjanë argumentin që Rregullorja e Kuvendit për herë të fundit u miratua me konsensus, të kërkuar nga Edi Rama. Në fakt në emër të konsesusit që ju dha, Ai shtyu në kohë marrjen e statusit Kandidat. Por, nejse! Ta lëmë mënjanë këtë.
Të merremi pak me arsyen përse po e ndryshojnë rregulloren tani?
Duan të kontrollojnë SPAK-un. I kërkojnë atij prova para se ato t’i paraqiten Gjykatës!!!
Kushdo e di tashmë që provat kur dalin në pazar, nuk ka gjykatë që i vlerëson si të rregullta.
Pra le të lodhet sa të dojë SPAKU për të mbledhë provat se i shkatërron Rilindja me rregullore!
Jo me Kushtetutë, as me ligj, thjesht me rregulloren e brendshme!
Natyrisht kjo procedurë vlen për Rilindasit, jo për të tjerët.
Të mos e hapim argumentin tjetër, si e mbrojtën Saimirin, kur spaska pasur as rregullore?! Ndryshimi që propozojnë i nxjerr vetë bllof dhe i zë në flagracë, duke dhunuar çdo ligj!
Po kur thonë se e duan reformën më shumë se të gjithë?!
Natyrisht sa të jenë me imunitet e duan. Kur të mos jenë ku do shkojnë? Në emigracion?
Të shohim!
Hë për hë veprojnë ligjet e hashashit!