Kryetari i Grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edmond Spaho, ka reaguar pas deklaratës së kreut të Grupit të PS, Taulant Balla, se ka marrë edhe miratimin e Partisë Demokratike për ndryshimin e Rregullores së Kuvendit. Ai e ka konsideruar një gënjeshtër fund e krye deklaratën e Ballës. “Partia Demokratike nuk ka bashkëpunuar, negociuar apo rënë dakord për këtë çështje me Partinë Socialiste dhe nuk do ta bëjë këtë gjë as në të ardhmen, sepse ne nuk mund të pranojmë të shkelim Kushtetutën e vendit”, shkruan ai. “Po lexoj në lajme që Taulant Balla paska thënë që për ndryshimin e Rregullores së Kuvendit ku kërkohet që për arrestimin e deputetëve Prokuroria të paraqesë edhe provat që disponon, paska marrë edhe miratimin e Partisë Demokratike. Kjo është gënjeshtër fund e krye. Partia Demokratike nuk ka bashkëpunuar, negociuar apo rënë dakord për këtë çështje me Partinë Socialiste dhe nuk do ta bëjë këtë gjë as në të ardhmen, sepse ne nuk mund të pranojmë të shkelim Kushtetutën e vendit. Ky ndryshim është ide e Edi Ramës që synon të mbrojë vehten, hajdutët e tij në qeveri dhe kriminelët që mban pas nga drejtësia dhe zemërimi qytetar.
Të Fundit
Sondazhi i ri: Opozita fiton zgjedhjet, 54.6% e shqiptarëve duan Bashën...
Kush do të ishte kryeministër më i mirë; Lulzim Basha apo Edi Rama. Qytetarët mendojnë se kreu i opozitës do të ishte një kryeministër...