Një i ri shqiptar kapet në Itali me 30 kg drogë

Një shqiptar është arrestuar nga policia italiane pas akuzave për shpërndarje të lëndëve narkotike. Gazeta italiane “Il Centro” shkruan se policia prej kohësh i ishte vënë pas shqiptarit pas lëvizjeve të dyshimta të hasura në Chieti të Italisë.
Gjurmimi i vazhdueshëm i 29-vjeçarit shqiptar, bëri që ai t’i “çojë vetë” tek vendi ku fshihte sasinë e drogës. Sipas autoriteteve italiane, ai kishte fshehur 15 pako që mbanin 30 kg marijuanë në një vend të sajuar me gjethe në një pyll pranë zonës ku banonte.
Pas arrestimit nga kontrolli që iu bë në banesë, shqiptarit iu sekuestruan edhe një 1000 euro si dhe peshore elektronike.