“I gënjyeri” Mourinho, hedh firmën për Conten

Është kohë merkatoje dhe Jose Mourinho është i përqendruar te blerja e Alexis Sanchez-it, gjithmonë e më afër Manchester United-it. Por për “Special One” e mërkura ka qenë një ditë takimesh speciale dhe të këndshme. Trajneri portugez është ndalur nga Alessandro Onnis dhe Stefano Corti, gazetarët e emisionit investigativ italian “Le Iene”, përpara “Lowry Hotel” në Mançester. Të tre kanë patur një bidedë plot humor dhe në fund dy gazetarët italianë i kanë kërkuar Jose Mourinho-s një autograf mbi fanellën e Manchester United. Por pak më pas portugezi ka zbuluar se mbi “t-shirt” ishte shkruar emri i Antonio Conte-s, me të cilin Mou ka debatuar në distancë këto javë. Megjithatë në fund gjithçka është mbyllur me një të qeshur, ndërsa “Special One” më pas ka hyrë në hotel.